Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A preferohet që gratë shtatzëna të konsumojnë duhan gjatë shtatzënisë së tyre?

Këshilla për shtatzëna 29/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimi i ri i botuar në Journal of Perinetal Medicine ka zbuluar se ekziston një korrelacion i dallueshëm mes konsumimit të duhanit dhe rezultateve të shtatzënisë.Bazuar në rezultate, studimi gjeti efekte pozitive dhe negative të pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë.

Studimi longitudinal ka analizuar të dhënat nga më shumë se 9 milionë grave shtatzëna nga viti 2004-2014 shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU

Brenda këtij studimi ishin 4.8 për qind e grave shtatzëna që konsumonin duhan.Gjithashtu, ekipi studiues mori edhe një grup të grave shtatzëna që nuk konsumonin duhan.

Qëllimi i këtij studimi ishte të shqyrtonte efekte anësore të duhanit.

Sipas rezultateve, pirja e duhanit rrit rrezikun e lindjes së parakohshme dhe këputjen e parakohshme të membranave të vogla të foshnjeve të sapolindura në moshën gestacionale të shtatzënisë.

Megjithatë, rezultatet treguan se duhani zvogëloi rrezikun e preeklampsisë, korioamnionit dhe hemorragjisë pas lindjes.

“Ne gjetëm shkallë të reduktuar të lindjeve vaginale operative dhe hemorragjisë pas lindjes në mesin e grave duhanpirëse”, tha Dr. Ido Feferkorn, autor i studimit.

“Është intersante të studiohet më tej kjo lidhje dhe të kuptohet patofiziologjia pas këtij zbulimi”, shtoi ai.

Krahas këtyre rezultateve, pirja e duhani e sidomos gjatë shtatzënisë është jo e preferueshme.

“Pirja e duhanit i vë të gjitha llojet e stresit në funksionin e një gruaje”, thotë Yen Tran, gjinekolog.

“Kur shtoni ndryshimet që vijnë me shtatzëninë, rritet rreziku i rezultateve të papritura”.

E një nga këto rezultate është pesha e vogël e lindjes. Kjo shkaktohet nga furnizimi i ulët i oksigjenit nga pirja e duhanit, i cili gjithashtu mund të rezultojë në një rrezik të zvogëluar të preeklampsisë.

Megjithatë, pesha e ulët e lindjes mund të dërgojë në gjymtyre dhe organe të pazhvilluara, sipas Dr.Tran./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPlus 28 raste pozitive me Covid janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit
Artikulli i rradhës FSSHK kërkon nga Kurti që ta vendos projektligjin e pagave në buxhetin e vitit 2022

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.