Megjithëse, rastet e infektimit me Covid në Shtetet e Bashkuara kanë pësuar rënie, numri i pacientëve të hospitalizuar dhe viktimave ende vazhdojnë të mbesin të larta.
Kjo sipas ekspertët është si rezultat i ‘sezonit të gripit’ shkruan VeryWell Health, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU

Për këtë arsyje, zyrtarët e shëndetit publik po u bëjnë thirrje amerikanëve që të marrin vaksinat kundër Covid dhe gripit për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
“Është e rëndësishme që njerëzit të marrin një vaksinë kundër gripit dhe një vaksinë kundër Covid”, thotë Edëard Belongia.
A mund të mbroheni nga një vaksinë kundër dy viruseve?
Përgjigjja është e shkurtër – jo.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), “vaksinat e gripit nuk mbrojnë kundër infeksioneve të shkaktuara nga viruset e tjera që gjithashtu mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me gripin”.
Vaksinat kundër Covid dhe gripit krijojnë antitrupa specifike dhe qeliza të tjera mbrojtëse imune që janë të pajisura në mënyrë unike për të mbrojtur kundër viruseve për të cilat janë krijuar ato vaksina.
Hulumtimet e fundit kanë treguar se është e nevojshme të vaksinoheni kundër Covid-19 dhe gripit në mënyrë që të mbroni plotësisht veten./Gazeta Shneta/


