Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 200 mijë euro investim: Salla e operacionit në Kirurgjinë Plastike jashtë funksionit

Lajme 12/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka investuar rreth 200 mijë euro për rinovimin e sallave të operacionit e dhomave përcjellëse për Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Prishtinë, mirëpo gati një vit pas mbarimit të punimeve, ajo nuk është lëshuar ende në funksion.

Rreth 200 mijë euro janë shpenzuar për blerjen e pajisjeve të reja për këtë sallë operacioni, por, edhe një vit mbas mbarimit të meremetimeve, ajo mbetet jashtë funksionit.

Kjo është salla e vetme për kryerjen e operacioneve në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në mungesë të funksionalizimit të saj, operacionet plastike kryhen në klinika të tjera të QKUK’së.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, Violeta Zatriqi, thotë për REL se salla nuk i plotëson kushtet për operim.

“Në tërësi është e pamundur të rregullohet sepse është jashtë bllokut operativ. Tavani është nën nivelin e duhur. Nuk mund të ngrihet lart drita, duhet të jetë në nivelin e duhur, e jo mbi kokën e operatorit”, thotë ajo.

Këto punime janë kryer në kohën kur drejtor i Kirurgjisë Plastike ishte Zejnë Buja. Ai nuk deshi të japë shpjegime për defektet e supozuara në sallë.

“Nuk kam kohë dhe nuk jam i interesuar për intervista”, tha ai,

Muret e sallës kanë nisur të mbledhin myk. Lavamani që duhet të përdoret nga mjekët, ka filluar të demolohet dhe të ndryshket, derisa nga katet e mësipërme rrjedh uji.

Vendi ku duhet të kryehen operimet, ka qasje në korridorin ku lëvizin pacientët ose familjarët e tyre. Kjo, sipas mjekëve, rrit rrezikun për infeksione./rel.

Artikulli paraprakTesti antigjen Covid-19 FALAS për të gjithë pacientët e laboratorit CCL
Artikulli i rradhës Klinika dhe Shoqata e Endokrinologjisë mbajnë sot simpoziumin e diabetologjisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.