Klinika e Endokrinologjisë në QKUK dhe Shoqata e Endokrinologëve kanë organizuar sot simpoziumin e diabetologjisë me pjesëmarrje ndërkombëtare.
Simpoziumi i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës organizohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 14 Nëntorit – Ditës Botërore të Diabetit.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë specialistë endokrinolog nga Kosova dhe vende tjera.
Prezantimet e tyre do t’i paraqesin Dr. Merita Emini-Sadiku, Dr. Florian Toti, Dr. Mimoza Ramadani, Dr. Nadije Morina, Dr. Arbresha Haxhibeqiri, Dr. Hajdin Çitaku dhe të tjerë. /Gazeta Shneta/