Më poshtë, gjeni lajmet e fundit nga Evropa në lidhje me gjendjen aktuale të pandemisë Covid.
-Austria ka njoftuar se një bllokim kombëtar do të fillojë të hënën, pasi numri i rasteve të infektimit me Covid është rritur ndjeshëm. Njerëzit do të duhet të punojnë nga shtëpia dhe shumë biznese do të mbyllen, transmeton Gazeta Shneta.
-Jo vetëm në Austri, por edhe shtetet si Gjermania, Belgjika, Greqia, Sllovakia, Irlanda e Çekia kanë shënuar rritje të rasteve pozitive me Covid.
-Shifrat e reja në Britaninë e Madhe tregojnë se një në 65 raste janë pozitive me Covid-19.
-Njësoj sikurse Austria, edhe Ministri i Shëndetësisë i Irlandës së Veriut ka bërë thirrje që njerëz të punojnë nga shtëpia. Kjo si rezultat i stinës së dimrit ku pritet të shënohen një numër i konsiderueshëm i rasteve të infektimit.
-Ministri i shëndetësisë i Gjermanisë thotë se vendi po përballet me një emergjencë kombëtare pasi rastet ditore shënuan rekord./Gazeta Shneta/
Burimi i informacionit: BBC