Qumështi i gjirit përmban lëndë ushqyese, që sigurojnë një rritje të shëndetëshëm gjashtë muajt e parë të jetës së foshnjes suaj.
Ndërkohë që, përbërja e qumështit të gjirit rregullohet nga trupi juaj, hulumtimet kanë treguar se ajo që hani ka njëfarë ndikimi në përmbajtjen e qumështit të gjirit shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Në përgjithësi, asnjë ushqim nuk është i ndaluar. Në vend të kësaj, grave u rekomandohet të konsumojnë një dietë të ekuilibruar dhe të larmishme. Megjithatë, ka disa ushqime dhe pije që mund të dëshironi t’i kufizoni gjatë ushqyerjes me gji.
1.Peshku i pasur me merkur
Peshku është një burim i acidit docosahexaenoic (DHA) dhe acidit eicosapentaenoic (EPA) – dy lloje të acideve yndyrore omega-3 që janë të rëndësishme për zhvillimin e trurit tek foshnjat, por mund të jenë të vështira për t’u gjetur në ushqime të tjera.
Sidoqoftë, disa lloje të peshqve dhe ushqime deti mund të jenë gjithashtu të pasura me merkur, një metal që mund të jetë toksik për foshnjet tuaja.
Ekspozimi ndaj niveleve të larta të merkurit mund të ndikojë në sistemin nervor qendror të foshnjës tuaj.
2.Suplemente bimore
Përdorimi i barërave dhe erëzave për të shijuar ushqimin konsiderohet i sigurt gjatë ushqyerjes me gji.
Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për suplementet dhe çajrat bimorë, ka disa shqetësime për sigurinë, pasi ka mungesë të hulumtimit te gratë që ushqejnë fëmijën me gji
3.Alkooli
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shmangia nga alkooli është alternativa më e sigurt gjatë ushqyerjes me gji./Gazeta Shneta/