Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Blerim Syla: Grevës i janë përgjigjur të gjitha institucionet shëndetësore, kërkesat tona janë legjitime

Lajme 25/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla në një konferencë për media u ka kërkuar falje të gjithë pacientëve për grevën e mbajtur gjatë së enjtes në të gjithë sistemin shëndetësor

Ai ka bërë të ditur se greva e thirrur për shkak të moszbatimit të Ligjit të Pagave, është respektuar nga të gjithë punonjësit shëndetësor. Syla ka sqaruar se shërbime u janë ofruar të gjithë pacientëve që kanë qenë në gjendje emergjente.

“Pacientë të dashur iu kërkojnë falje që Qeveria Kurti për tetë orë na bëri që të ndahemi nga ju. Në 43 qendra shëndetësore, në 7 spitale regjionale, qendra të mjekësisë i janë përgjigjur 100% grevës. Ky është unitet tregon se jeni të bashkuar për kërkesat e tona legjitime”.

“Janë punuar të gjitha rastet emergjente, siç është rasti i një fëmije në Kirurgjinë Torakale, nuk është lënë asnjë rast pa u punuar që ka qenë emergjent”. Syla i ka bërë thirre kreut të Qeverisë që të takohen për të diskutuar lidhur me kërkesat e tyre, duke shtuar se nuk janë të interesuar për trazira sociale.

Madje ai i është lutur Kurtit me fjalët “Zoti kryeministër të lutem të përgjërohem, të takohemi, kthjelluni dhe na ftoni në takim. Le të jetë ky mesazhi i fundit për Qeverinë, mos ta ndani prej pacientëve, mos ta shti me bo gjeste që nuk duam, nëse ju doni trazira sociale, ne do ta ruajmë shtetit tonë”.

“Zoti kryeministër të lutem të përgjërohem, të takohemi, kthjelluni dhe na ftoni në takim”.

Ai ka pohuar se për grevën kanë marrë mbështetje edhe nga sindikata ndërkombëtare, raporton EO.

“Kemi përkrahjen nga të gjitha sindikatat, po i dërgojmë mesazh Kurtit që të na ftojë për Ligjin e Pagave, në buxhet nuk është i ndarë buxheti për këtë ligj. Jemi përkrahur edhe nga ndërkombëtarët”.

Në përkrahje të mjekëve ka dal edhe SBAShK-u, ka bërë të ditur kryetari Rrahman Jasharaj. Ai tha se duhet të hapen dyert e dialogut për sindikatat nga Qeveria, raporton EO. “Uroj që kjo grevë të jetë e fundit në të gjithë sektorët dhe të hapen dyert e dialogut”.

Edhe kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli tha se janë të interesuar që problemet të zgjidhen përmes dialogut.“Me shqetësim po e përcjellim gjendjen, jemi të interesuar që të ulemi e të dilaogojmë. Ligji i pagave është shumë i rëndësishëm për neve”.

Artikulli paraprakKëto janë ushqimet në të cilat mund të gjeni sasi të vitaminës C për bebin tuaj
Artikulli i rradhës Blerim Syla përlotet në studio kur flet për vëllain e tij dëshmor i UÇK-së

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.