Kryesindikalisti i FSSHK-së Blerim Syla ka qenë i ftuar sot në emisionin Frontal në T7 ku ka folur për grevën tetë orëshe të mbajtur sot në institucionet publike shëndetësore.
Ndër të tjera Syla është pyetur edhe për shkarkimin e vëllait të tij, Lulzim Syla, nga pozita e kryeinspektorit të tregut nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Kryesindikalisti ka thënë se shkarkimi i tij nuk ka të bëj me grevën e organizuar, por ka thënë se nuk ka qenë morale nga Qeveria sepse vëllai i tij ka mundur të shkarkohet më herët e jo një ditë para grevës.
Syla tutje ka folur për familjen e tij ku ka treguar se njëri nga vëllezërit e tij, Bujar Syla, është dëshmor nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këto momente ai nuk ka mundur t’i mbajë emocionet dhe është përlotur në studio. Syla ka kërkuar ndjesë publikut për emocionet e tij. /Gazeta Shneta/