Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Fatmirësisht asnjë viktimë nuk është regjistruar në 24 orët e fundit me Covid-19.
Në anën tjetër MSH ka njoftuar se janë administruar 1349 doza të vaksinës kundër Covid-19. Deri më tani 759.901 qytetarë janë imunizuar plotësisht me dy doza. /Gazeta Shneta/



