Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK e bleu afër 100 për qind më shtrenjtë produktin ‘Adenosine’ nga ‘Pharma Leader’, sesa MSH nga e njëjta kompani

Lajme 26/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

SHSKUK ka paguar afër 100 për qind më shtrenjt produktin ‘Adenosine’ të blerë nga kompania ‘Pharma Leader’, sesa Ministria e Shëndetësisë. Kjo e fundit e kishte blerë produktin e njëjtë nga kompania e njëjtë me çmim 7.5 euro, ndërsa SHSKUK e ka paguar me 14.48 euro.

Ministria e Shëndetësisë në prill të vitit 2018 e kishte kontraktuar produktin ‘Adenosine’ nga kompania ‘Pharma Leader’ nga prodhuesi ‘Vianex’ në Greqi. MSH kishte blerë 1306 ampula 3mg/ml me çmim 7.50 euro për njësi ose në total 9795 Euro, shkruan Gazeta Shneta.

Kontrata me kohëzgjatje prej 12 muaj ishte nënshkruar nga udhëheqësi i Prokurimit në MSH atë kohë Artan Fejza, dhe në anën tjetër nga Gëzim Kalaveshi në cilësinë e drejtorit të kompanisë ‘Pharma Leader’.

Dy vjet më vonë, në tetor të vitit 2020 i njëjti produkt u kontraktua nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, por kësaj radhe me çmim gati dyfish më të lart.

SHSKUK e bleu ‘Adenosine’ me çmim 14.48 Euro nga e njëjta kompani ‘Pharma Leader’ e cila është furnizuar nga i njëjti prodhues ‘Vianex’ Greqi. Kontrata është me kohëzgjatje prej 24 muaj dhe është nënshkruar nga zyrtari përgjegjës i Prokurimit në SHSKUK Selami Krasniqi dhe Agron Sadiku, menaxher i shitjes në kompaninë ‘Pharma Leader’.

Me këtë kontratë SHSKUK i ka blerë nga ‘Pharma Leader’ 3220 ampula ‘Adenosine’ me çmim total prej 46,625.60 Euro. Çmimi i të njëjtit produkt ka pësuar rritje prej gati dyfish nga 7.5 euro në 14.48 euro në periudhën prej prill 2018 – tetor 2020.

Gazeta Shneta ka kërkuar sqarime nga zyrtarët e SHSKUK-së. Shërbimi Farmaceutik i këtij institucioni nuk ka dhënë sqarime pse nuk është referuar në çmimet e rajonit dhe nëse kanë qenë në dijeni për çmimin e produktit në vendin e origjinës, në këtë rast në Greqi. Ata kanë deklaruar se nuk e kanë gjetur këtë produkt në data-bazat e shteteve të rajonit, dhe si rezultat janë bazuar në një kontratë paraprake të SHSKUK-së në vitin 2016 me çmim 15 euro për ampulë 3mg/ml me një kompani tjetër. Por nuk kanë treguar pse nuk janë bazuar në kontratën e MSH-së të vitit 2018.

“Çmimi referent i produktit Adensosin 3mg/ml është kërkuar në data-bazat e shteteve të rajonit ku nuk kemi gjetur asnjë referencë. Në pamundësi të referimit në këto lista jemi orientuar në kontratën paraprake që SHSKUK ka pasur për këtë produkt dhe në çmimet nga barnatoret komunitare”, thuhet në përgjigje.

Megjithëse thonë se janë bazuar në kontratën e vitit 2016, Shërbimi Farmaceutik i SHSKUK-së shkon tutje në mbrojtje të çmimit të dyfishtë duke e arsyetuar tani me pandeminë.

“Produkti është iniciuar në gusht të vitit 2020 gjatë kohës së pandemisë, periudhë gjatë së cilës ka pasur lëvizje të mëdha të çmimeve të barnave dhe materialeve medicinale”, thuhet në përgjigje.

Sipas Udhëzimit Administrativ 02/2019 “Rregullimi i çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale” të nënshkruar nga ish-ministri Uran Ismaili në vitin 2019, çmimet referente të produkteve medicinale duhet të merren për bazë nga çmimet e rajonit ose nga vendi i origjinës. Vendet referente sipas Nenit 6.1 janë Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kroacia. Ndërsa Neni 6.7 përcakton se “Në qoftëse produkti medicinal nuk posedon autorizim marketing as në këto shtete, atëherë si çmim krahasues – referent sigurohen të dhënat zyrtare nga vendi i origjinës”.

Sipas platformës “Galinos” në Greqi çmimi me shumicë i produktit ‘Adenosine’ nga prodhuesi ‘Vianex’ është 9.06 Euro për një pako me 6 ampula 3mg/ml, që për njësi i bie 1.51 Euro.

‘Galinos’ është një nga platformat informuese më të besueshme në Greqi për produkte medicinale për përdorim tek njerëzit. Linku: https://www.galinos.gr/web/drugs/main/drugs/adenorythm

Gazeta ka kërkuar sqarime edhe nga kompania ‘Pharma Leader’ por të njëjtit nuk janë përgjigjur që nga dita e hënë kur redaksia i ka dërguar pyetjet përmes adresës elektronike.

Ndryshe kompania ‘Pharma Leader’ është në pronësi të Arbona Sadikut me 80 për qind të aksioneve dhe Visar Qazimit me 20 për qind të aksioneve. Kjo kompani më herët ka pasur edhe dy aksionarë të tjerë. /Gazeta Shneta/

Kontrata MSH/Pharma Leader 2018
Kontrata MSH/Pharma Leader 2018
Kontrata SHSKUK/Pharma Leader 2020
Kontrata SHSKUK/Pharma Leader 2020
Artikulli paraprakMerita Brovina: Patetizëm në aktrimin e sotëm të Sindikatës së Shëndetësisë
Artikulli i rradhës 17 qytetarë rezultuan pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.