Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shefi i BioNTech thotë se vaksina Pfizer është efektive ndaj variantit Omicron

Lajme 01/12/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bashkëthemeluesi i BioNTech – partneri i prodhimit të vaksinës ndaj COVID-19 të Pfizer – beson se vaksina e tyre është ende efektive në parandalimin e komplikimeve të rënda nga varianti Omicron.

Dr. Ugur Sahin, bashkëthemelues i kompanisë me bazë në Mainz, i tha sot Ëall Street Journal se varianti mund të shkaktojë infeksione të reja me një shkallë më të lartë. Megjithatë, sapo të hyjë në trup, varianti ka të ngjarë të shkatërrohet.

Sahin beson se një person i vaksinuar do ta ketë kapacitetin e sistemit imunitar të nevojshëm për të mposhtur virusin e ndryshuar dhe inkurajon njerëzit që t’i marrin kur të munden vaksinat e tyre përforcuese.

Shumë ekspertë kanë frikë se vaksinat kundër COVID-19 nuk do të jenë efektive kundër variantit të fundit.

“Mos u trembni, plani mbetet i njëjtë: Përshpejtoni administrimin e një vaksine të tretë përforcuese”, tha Sahin për ËSJ.

BioNTech fillimisht zhvilloi vaksinën e saj me dy doza në fillim të vitit 2020 dhe bashkëpunoi me Pfizer me bazë në SHBA për ta shpërndarë atë në mbarë botën, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Ishte vaksina e parë që fitoi autorizimin e përdorimit urgjent – dhe më vonë miratimin e plotë – në Amerikë, dhe është gjithashtu e vetmja vaksinë e disponueshme për njerëzit nën moshën 18 vjeç.

Vaksina është administruar 266 milionë herë në SHBA për të vaksinuar plotësisht mbi 109 milionë njerëz.

Sahin i tha ËSJ-së se ilaçi u siguron njerëzve dy nivele të mbrojtjes nga virusi. Së pari, ai gjeneron antitrupa COVID që ndihmojnë sistemin imunitar të një personi të parandalojë virusin që të infektojë qelizat nëse një person ekspozohet.

Artikulli paraprakDita Botërore e AIDS: Laboratori Cambridge ofron testim falas për HIV, Sifilis dhe Hepatiti B
Artikulli i rradhës MSH thirrje për ndërgjegjësimin ndaj HIV: Testohuni me kohë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.