Ministria e Shëndetësisë në Ditën Ndërkombëtare të AIDS iu ka bërë thirrje qytetarëve që të testohen me kohë ndaj sëmundjes HIV.
MSH ka thënë se po punohet për trajtimin e personave të sëmurë si dhe në parandalimin e HIV në kategoritë e rrezikuara, transmeton Gazeta Shneta.
“Sot është një ditë për të rritur ndërgjegjësimin për t’u informuar dhe për t’u testuar në kohë për virusin HIV por edhe një moment për të reflektuar se të gjithë mund të luajmë një rol në luftën kundër HIV, veçanërisht për reduktimin e stigmës dhe diskriminimit që ende ekziston rreth kësaj sëmundje”, thuhet në thirrjen e MSH-së.
Postimi i plotë nga MSH:
Ministria e Shëndetësisë po ndërmerr masa jo vetëm sa i takon trajtimit të personave me HIV por edhe për të parandaluar infeksionin, veçanërisht tek popullata kyçe.
Ministria e Shëndetësisë siguron terapinë ARV për te gjithë te infektuarit me HIV.
Trajtimi i rasteve me HIV bëhet në Kliniken Infektive të QKUK-së.
Edhe gjatë këtij viti, edhe përkundër Pandemisë në asnjë rast nuk është ndërprerë dhënia e kësaj terapie.
Qendrat e Këshillimit dhe Testimit Vullnetar për HIV në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile ofrojnë shërbime për të gjithë personat që duan të dijnë statusin e tyre për HIV shoqëruar me një këshillim profesional për të ndihmuar ata të përshtaten me rezultatin e testimit.
Sot është një ditë për të rritur ndërgjegjësimin për t’u informuar dhe për t’u testuar në kohë për virusin HIV por edhe një moment për të reflektuar se të gjithë mund të luajmë një rol në luftën kundër HIV, veçanërisht për reduktimin e stigmës dhe diskriminimit që ende ekziston rreth kësaj sëmundje.