Gjermania ka njoftuar sot se do të vendos mbyllje për qytetarët e pavaksinuar në të gjithë vendin.
Kjo mbyllje po i paraprin vendimit për ta bërë vaksinën kundër Covid-19 të detyrueshme nga muajt e ardhshëm, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Qytetarëve të pavaksinuar do t’iu ndalohet hyrja në të gjitha bizneset, përveç atyre esenciale si dyqanet ushqimore dhe barnatoret.
Këto masa janë ndërmarr për të frenuar përkeqësimin e situatës me pandeminë tani kur është shfaqur edhe varianti i ri Omicron.
Masat janë ndërmarr pas dakordimit të kancelares Angela Merkel me pasardhësin e saj Olaf Scholz, si dhe me liderët rajonalë.
Dyshja poashtu ka përkrahur idenë e vaksinimit të detyrueshëm, dhe nëse votohet nga parlamenti atëherë pritet të hyjë në fuqi më herët sesa muaji shkurt. /Gazeta Shneta/




