Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Varianti Omicron: Çfarë dimë deri më tani rreth transmetimit të virusit dhe shpejtësisë së bartjes

Jetë 02/12/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Omicron është një variant i COVID-19 i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut, tanimë me raste të pranishme në mbi 20 vende dhe në të gjitha kontinentet.

Ky variant u emërua vetëm një javë më parë dhe do të duhet kohë për të kuptuar ndikimin e tij në pandemi, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Këtu është një përmbledhje e asaj që dimë dhe çfarë pyetjesh rrethojnë versionin e ri të virusit.

Nga erdhi?

Epidemiologu i Afrikës së Jugut, Salim Abdool Karim, thotë se ai u zbulua fillimisht në Botsvanë dhe më pas në Afrikën e Jugut ku u bë njoftimi i variantit të ri më 25 nëntor.

Të martën autoritetet holandeze njoftuan se gjashtë ditë më parë, më 19 nëntor, një individ kishte rezultuar pozitiv për atë që doli gjithashtu të ishte varianti Omicron.

Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), tha se “rasti i parë i njohur i konfirmuar nga laboratori u identifikua nga një ekzemplar i mbledhur më 9 nëntor 2021”, pa specifikuar vendin e saktë.

“Ndoshta ka qarkulluar në Afrikën e Jugut për më shumë nga sa mendonim – që nga fillimi i tetorit,” i tha burimit AFP, presidenti i bordit këshillimor shkencor të qeverisë franceze, Jean-Francois Delfraissy.

Pse është “shqetësuese”?

Një ditë pas njoftimit të Afrikës së Jugut, OBSH e emëroi variantin e ri sipas një germe greke, ngjajshëm me versionet e mëparshme, dhe e klasifikoi atë një variant “shqetësues”.

Klasifikimi bazohet në karakteristikat gjenetike të Omicron dhe kjo strukturë përkthehet në ndryshime të shumta në proteinën gjembore që mund ta bëjnë atë më ngjitëse dhe më të vështirë për t’u kontrolluar nëpërmjet vaksinave aktuale – por këto mundësi janë deri më tani teorike.

A do të zëvendësojë variantin Delta?

Varianti Delta është aktualisht forma e COVID që është më e renditur në të gjithë globin.

Variantet e natyrshme konkurruese që evoluan pas Delta-së (si Mu dhe Lambda më pak të njohura) nuk kanë arritur ta kapërcejnë atë në popullatë – por në bazë të shpejtësisë së përhapjes së Omicron, u supozua se mund të ndodhë një gjë e tillë.

Të enjten, Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), njoftoi se nëse modeli në Afrikën e Jugut riprodhohet në Evropë, Omicron mund të përbëjë shumicën e rasteve të COVID brenda disa muajsh.

Megjithatë, Delta nuk ishte kurrë shumë e pranishme në Afrikën e Jugut, kështu që një krahasim me Evropën është i vështirë për t’u bërë në këtë fazë.

Duke shkruar në të përditshmen britanike – The Guardian, eksperti amerikan Eric Topol, tha se nuk është e qartë nëse përhapja e Omicron është për shkak të “transmetimit të lartë, si Delta, ose evazionit imunitar”.

Evazioni imunitar është kur një virus mund të infektojë një person që tashmë ka fituar imunitet ose nga infeksioni i mëparshëm ose nga vaksinimi.

Po vaksinat?

Përsëri, është shumë herët të thuhet nëse vaksinat do të jenë më pak efektive kundër transmetimit ose sëmundjeve të rënda nga Omicron sesa kundër varianteve të tjera.

“Ne duhet të shohim nëse antitrupat e prodhuar nga vaksinat aktuale ende funksionojnë dhe në çfarë mase – nëse ato ende parandalojnë sëmundje të rënda,”.

Ndërsa presin të dhënat e botës reale, shkencëtarët po përpiqen t’i përgjigjen kësaj pyetjeje përmes testeve laboratorike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjermania vendos ‘lockdown’ për të pavaksinuarit, përveç dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve
Artikulli i rradhës Mjekët që fituan votat për Kuvendin e OMK-së nga QKUK, ish-kryesuesi i Bordit për Specializime mbetet jashtë

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.