Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK i çon në Prokurori tri lëndë të auditimit: Kontratën për sigurim, të hyrat vetanake dhe kujdestaritë

Lajme 13/12/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i ka çuar në Prokurori tri lëndë të auditimit ku janë gjetur parregullësi, raportin për kontratën e sigurimit, për të hyrat vetanake si dhe kujdestaritë.

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i ka çuar në Prokurori tri lëndë të auditimit ku janë evidentuar parregullësi. SHSKUK i ka kërkuar Prokurorisë që t’i shqyrtojë këto lëndë, shkruan Gazeta Shneta.

Lënda e parë është kontrata për sigurim në nëntor të vitit 2019 çmimi i së cilës kishte ‘fluturuar’ nga 97,633 euro në 155.568 euro. Kjo parregullësi ishte evidentuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

QKUK kishte lidhur kontratë për sigurimin fizik të objekteve të saj me kohëzgjatje prej tre muaj dhe me mundësi vazhdimi deri në kontratën e rregullt. Çmimi i vetëm që do të duhej të paguante QKUK ishte 97,633 euro në muaj. Por kontrata ishte ndryshuar një muaj më vonë më 19 dhjetor 2019 me kërkesë të menaxherit të kontratës.

“Me kërkesë të menaxherit të kontratës ishte shfuqizuar çmimi total me TVSH ku do të mbizotëroj çmimi për njësi (orë pune me TVSH), ky ndryshim kishte shkaktuar pagesa të shërbimeve të realizuara për orë pune shtesë sipas kërkesës nga drejtorët e disa klinikave të QKUK-së. Totati i pagesave jashtë kontratës bazë gjatë vitit 2020 ishte 155,568.00€”, thuhet në dokumentin që ka siguruar Gazeta Shneta, e i cili ka përfunduar në Prokurori.

Një raport i auditimit të brendshëm për të hyrat vetanake poashtu është dërguar në Prokurori. Në këtë raport janë gjetur parregullësi dhe dyshime për keqpërdorime me pagesat e participimit të pacientëve gjatë pranimit në hospitalizim, pagesat për shërbime për ekzaminime në Radiologji, si dhe numër i madh i tiketave të humbura në parkingun e QKUK-së.

Parregullësitë me kujdestari, ndërrime të natës dhe shtesa të tjera janë lënda tjetër e dërguar në Prokurori nga Bordi i SHSKUK-së. Më së shumti parregullësi në raportin e adutimit ishin hasur në kujdestaritë dhe ndërrimet e Klinikës së Radiologjisë.

“Njësia e Auditimit të Brendshëm e ShSKUK ka konstatuar se kalkulimi jo i drejtë i kujdestarive dhe ndërrimeve të natës mund të ndikojë që të ketë pagesa të pa rregullta, mungesa e librave të përcaktuara për kujdestari dhe ndërrime të natës si dhe mungesa e dëshmive për disa kujdestari të paguara, mbajtja e kujdestarisë tri ditë radhazi apo 72 orë pune e pa ndërprerë nga i njëjti mjek janë shqetësim i menaxhmentit. Në konkluzion theksohet se kompensimet për punë shtesë, kompensimet për pjesëmarrje në komisione të ndryshme si dhe paraqitja e kompensimeve në listat e kujdestarive nuk janë në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe vendimin e bordit drejtues te ShSKUK me nr. të protokollit 1544”, thuhet në raportin e dërguar në Prokurori.

“Konsiderojmë se brenda kompetencave tuaja ju duhet të vlerësoni se a ekziston dyshim i bazuar se mund të ketë pasur keqpërdorime lidhur me parregullsitë në fjalë, të cilat mendojmë kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në masë të madhe”, thuhet në këtë raport. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSituatë e rënduar në Shqipëri, disa fshatra përmbyten nga dalja e lumenjve nga shtrati
Artikulli i rradhës Zyrtari i Aeroportit iu kërkon teste PCR, “Avicena” ua merr nga 120 euro për test

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.