Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FDA miraton pilulën e Pfizer si trajtimin e parë në shtëpi për COVID-19

Lajme 24/12/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Spanish physiotherapist Vicente Barrios works out with the first coronavirus infected resident, already recovered, at an elderly people nursing home in Madrid on April 24, 2020. - What mistakes led to so many deaths? Spain begins to investigate the tragedies behind the closed doors of its retirement homes, where thousands of deaths are attributed to coronavirus. (Photo by OSCAR DEL POZO / AFP)
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), miratoi të mërkurën përdorimin emergjent të pilulës së re antivirale të kompanisë Pfizer të ashtuquajturin Paxlovid te njerëzit që janë në rrezik të lartë për COVID-19 të rëndë. Është trajtimi i parë i miratuar për COVID-19 që synohet të merret në shtëpi.

“Autorizimi i sotëm prezanton trajtimin e parë për COVID-19 që është në formën e një pilule që merret nga goja – një hap i madh përpara në luftën kundër kësaj pandemie globale,” tha Dr. Patrizia Cavazzoni, drejtore e Qendrës së FDA për Vlerësimin dhe Hulumtimin e Barnave.

“Ky autorizim ofron një mjet të ri për të luftuar COVID-19 në një kohë vendimtare të pandemisë ndërsa shfaqen variante të reja.”

Pfizer fillimisht kërkoi autorizim emergjent në mes të nëntorit dhe më vonë njoftoi rezultate mahnitëse të provës përfundimtare mbi fuqinë e Paxlovid për t’u mbrojtur kundër COVID-19 të rëndë. Në atë provë, pilula, e marrë për pesë ditë, uli shanset për shtrimin në spital dhe vdekjen me gati 90 për qind te njerëzit me rrezik të lartë. Paxlovid duhet të merret brenda ditës për tre here në një kohëzgjatje për pesë ditë nga fillimi i simptomave, tha FDA.

Paxlovid është një kombinim i ritonavirit dhe një molekule të re të zhvilluar posaçërisht për të çaktivizuar sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes. Bari ka disa kufizime. Ritonavir mund të ndërveprojë me shumë barna të marra zakonisht dhe këto rreziqe mund të kenë nevojë të menaxhohen nga mjekët dhe farmacistët, tha FDA.

Efektet anësore të mundshme të Paxlovid përfshijnë dobësimin e ndjenjës së shijes, diarrenë, presionin e lartë të gjakut dhe dhimbjet e muskujve.

Përdorimi i Paxlovid tek njerëzit me infeksion HIV të pakontrolluar ose të padiagnostikuar mund të shkaktojë rezistencë ndaj barnave HIV-1. Ritonavir mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë, kështu që duhet treguar kujdes kur u jepet pacientëve me sëmundje të mëlçisë, shtoi agjencia. Paxlovid gjithashtu nuk rekomandohet te pacientët me dëmtim të rëndë të veshkave. Në pacientët me dëmtim të moderuar të veshkave, nevojitet një dozë e reduktuar e bari Paxlovid, njoftoi FDA. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOmicron cilësohet të jetë goditja e fundit për punëtorët e vijës së parë të frontit të lodhur nga pandemia
Artikulli i rradhës Tre studime të reja sugjerojnë se varianti Omicron shkakton sëmundje më të lehta se Delta

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.