Në disa lajme inkurajuese për festat e fundvitit, tre studime të reja që analizuan të dhënat e hershme mbi variantin e ri Omicron sugjerojnë se nuk shkakton sëmundje të rënda aq shpesh sa varianti Delta.
Nga ana tjetër, Omicron është aq ngjitës sa që ka të ngjarë të rrisë shtrimet në spital dhe të pavaksinuarit ende duhet të shqetësohen me këto fakte, thanë ekspertët e shëndetit publik, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
“Nëse nuk jeni të vaksinuar dhe nuk jeni infektuar kurrë, është më pak e rëndë se Delta,” tha ËWlliam Hanage, epidemiolog nga Chan School of Public Health në Boston, për New York Times.
Tre studimet e reja që sugjerojnë se infeksionet Omicron janë më të lehta janë kryer nga studiues në Afrikën e Jugut, Skoci dhe Angli.
Studimi i ri i Afrikës së Jugut zbuloi se rreziku i shtrimit në spital ishte rreth 70% më i ulët në rastet e Omicron krahasuar me njerëzit e infektuar me variante të tjera të COVID. Këta studiues paralajmëruan se të dhënat e tyre u mblodhën gjatë fazës së hershme të valës Omicron, kur mund të kishte më shumë gjasa që njerëzit me simptoma të buta të pranoheshin në spital sepse shkalla e infeksionit ishte e ulët.
Ndër të tjera, rreth 70% e personave të pranishëm në studim, kishin përjetuar infeksione të mëparshme COVID-19 dhe 30% ishin vaksinuar.
Dy studime të veçanta britanike mbështetën gjetjet e Afrikës së Jugut, ku studiuesit gjetën përsëri ulje të shtrimeve në spital me rastet e Omicron.
Gjatë nëntorit dhe dhjetorit, infeksionet Omicron në Skoci u shoqëruan me një reduktim prej dy të tretave të rrezikut të shtrimit në spital krahasuar me variantin Delta.
Ndërkohë, studiuesit në Angli zbuluan se pacientët me Omicron kishin 15% deri në 20% me më pak gjasa të përfundonin në spitale në krahasim me pacientët e infektuar me variantin Delta.
Studiuesit e Kolegjit Imperial të Londrës teorizuan se imuniteti i fituar më parë po kontribuonte në infeksionet më të buta të Omicron. /Gazeta Shneta/


