Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zyra Ligjore e Kryeministrit: Greva në shëndetësi e jashtëligjshme në kohën e pandemisë

Lajme 04/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra Ligjore e Kryeministrit të Kosovës ka deklaruar se mbajtja e grevës së punëtorëve shëndetësorë në gjendje emergjente, sikurse është pandemia, është e jashtëligjshme.

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Drejtave të Pacientëve Besim Kodra, ka kërkuar një sqarim nga Zyra Ligjore e Kryeministrit Albin Kurti, për ligjshmërinë e mbajtjes së grevave të organizuara nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.

PRAK në këtë kërkesë është bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik në mars të vitit 2020.

Kodra ka publikuar përgjigjen e Zyrës Ligjore ku thuhet se vendimi për gjendjen emergjente është ende në fuqi dhe kësisoj e bën të pamundur ligjërisht mbajtjen e grevës.

Sipas kësaj zyre, Ligji për Greva në nenin 15 rregullon pamundësinë e mbajtjes së grevave gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme brenda kuptimit të Nenit 15.

“Fatkeqësitë natyrore, gjendja e luftës, epidemitë dhe rastet kur vihet në rrezik liria e zgjedhjeve”, thuhet në këtë nen.

Tutje zyra ligjore ka deklaruar se edhe pandemia përfshihet në këtë gjendje.

“Megjithëse paragrafi 2 i nenit 15 nuk e liston ‘pandeminë’ në kuadër të gjendjeve të jashtëzakonshme, marrë parasysh shtrirjen globale të pandemisë në krahasim me atë të kufizuar të epidemisë, konsiderohet se Neni 15 aplikohet për aq sa zgjat emergjenca në shëndetin publik e shpallur me vendimin e Qeverisë Nr.1/11 të datës 15.03.2021”, thuhet në këtë përgjigje të Zyrës Ligjore.

Kujtojmë se FSSHK ka organizuar dy greva tetë orëshe në institucionet publike shëndetësore me kërkesë për procedimin e ligjit të pagave.

Besim Kodra ka deklaruar se tani me këtë çështje do të duhej të merreshin organet e drejtësisë.

“Viktimizimi i pacientëve me veprime jo ligjore është i pa pranueshëm! Me këtë qështje do të duhej të  merreshin institucionet e drejtësisë! Kërkoni paga e mos u ndalni asnjëhere, por pacientët nuk u’a kanë me borxh dhimbjen që ju të rrisni mirëqenien! Ata mos i përdorni si armë në luftën që ju e bëni për rritjen e mirëqenies”, ka thënë Kodra. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak147 foshnje kanë vdekur në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK gjatë vitit 2021
Artikulli i rradhës Latifi në 2010: Para dy vjetësh jam emëruar këshilltar i Thaçit, presim të implementohet platforma jonë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.