Deputeti i Kuvendit të Kosovës, neurokirurgu Haxhi Avdyli nga radhët e Listës Guxo, ka publikuar disa fotografi nga puna e tij e djeshme në Spitalin Otrila.
Avdyli ka postuar një fotografi ‘selfie’ në sallën e operacionit ku ka punuar një rast, shkruan Gazeta Shneta.
Në fotografinë e tij shihet anesteziologu duke intubuar pacientin, por derisa e bënë këtë ndalet një moment pasi Avdyli ishte duke shkrepur fotografinë.
Avdyli është neurokirurg me profesion. Pozitën e punës në Qendrën Klinike Universitare e ka të ngrirë derisa është edhe deputet. Ndryshe ai punon edhe në sektorin privat. /Gazeta Shneta/





