Patologia Rina Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj si asambleiste në komunën e Prishtinës.
Drejtoresha e Instituteve të Patologjisë në QKUK, Rina Limani, u zgjodh asambleiste në komunën e Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Gazeta Shneta.
Por Limani ka vendosur që të mos e mbajë këtë pozitë. Ajo ka dhënë dorëheqje dhe është zëvendësuar nga ish-shefja e kabinetit të ish-ministrit Uran Ismaili, Besianë Musmurati.
Kjo është bërë e ditur gjatë seancës së asamblesë nga kryesuesi Milazim Vitia, ku është bërë betimi i asambleistëve të që kanë shkuar si zëvendësues. /Gazeta Shneta/