Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 152 raste të reja me Covid-19.
Numri i rasteve aktive me Covid ka shkuar në 872. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës.
Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Shneta/




