Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Varianti Omicron, kjo shenjë po përcillet në pacientët e identifikuar me virus

Jetë 06/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Omicron po rrit rastet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me 3,201 raste të reja të raportuara në periudhën e fundit 24-orëshe.

Njohja e simptomave dhe izolimi nëse i dalloni ato mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së variantit shumë të transmetueshëm.

Megjithatë, një mosgatishmëri e dukshme për të zgjeruar listën “zyrtare” të simptomave po e pengon këtë përpjekje.

Duke përdorur të dhënat më të fundit nga Londra, ku prevalenca e Omicron është më e lartë se rajonet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar, shkencëtarët e të dhënave të aplikacionit ZOE nga rastet pozitive të regjistruara i krahasuan me të dhënat nga fillimi i tetorit kur Delta ishte dominuese.

Analiza zbuloi se vetëm 50 përqind e njerëzve përjetuan tre simptomat klasike të temperaturës, humbjes së shqisës së nuhatjes ose shijes, transmeton Gazeta Shneta.

Ndër simptomat jo-klasike të raportuara ishte humbja e oreksit.

Këto gjetje përputhen me një grup të vogël të dhënash nga kontribues të cilët raportuan se rezultatet e tyre pozitive të PCR dyshoheshin ose konfirmonin infeksione Omicron.

“Kjo mund të jetë një surprizë për disa, pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përditësoi kurrë udhëzimet për simptomat e COVID përtej tre simptomave klasike. Shumë muaj më parë, të dhënat nga aplikacionit ‘Studimi ZOE COVID’ ndihmoi në identifikimin e mbi 20 simptomave, kryesisht të buta, të ngjashme me të ftohtin,” vunë në dukje shkencëtarët e ZOE.

Pesë simptomat kryesore të raportuara në aplikacion ishin:

– Rrjedhja e hundës;

– Dhimbje koke;

– Lodhje (e lehtë ose e rëndë);

– Teshtitja;

– Dhimbje të fytit.

Mjegulla e trurit gjithashtu raportohej zakonisht në të dhëna, -një term i paqartë për të përshkruar një ndjenjë konfuzioni, harrese dhe mungesë përqendrimi dhe qartësie mendore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakCOVID-19: Shenja paralajmëruese e urgjencës që sinjalizon të kërkoni menjëherë kujdes mjekësor
Artikulli i rradhës Copa e metalit në ilaç, gazetari Vitija: Po të administrohej, do të mund të shkaktonte helmim

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.