Neurokirurgu i njohur shqiptar Prof. Mentor Petrela ka kryer sot një ndërhyrje në klinikën e Neurokirurgjisë.
Petrela ka punuar një rast në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK, ku ka bërë heqjen e tumorit në hipofizë përmes hundës, shkruan Gazeta Shneta.
Ky rast pritet të shënoj hapin e parë drejt një bashkëpunimi më të thellë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e neurokirurgjisë.
Petrela dje është pritur në një darkë nga ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, deputeti i Kuvendit neurokirurgu Haxhi Avdyli, drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi, drejtori i klinikës Besnik Elshani, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Avdyli ka thënë se do të bëhet binjakëzim i mjekësisë mbarëkombëtare.
“Projekti i bashkimit kombëtar përmes binjakëzimit të mjekësisë mbarëkombëtare po fillon. Ky proces do shpie në modernizim të shërbimeve mjekësore, në të cilën do përfitojnë pacientë në dy anët e kufirit”, ka shkruar deputeti i Listës Guxo. /Gazeta Shneta/