Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjendja e grave shtatzëna dhe lehonave me COVID-19 në Klinikën e Gjinekologjisë

Lajme 24/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Virusi covid ka rrezikuar tashmë një pjesë të madhe të shoqërisë, e me përhapjen e varinatit më të ri Omicron, numri i të infektuarve është rritur edhe në Kosovë.

Në mesin e të prekurave nga ky virus janë edhe gratë shtatzëna dhe lehonat. Në një intervistë për Gazeta Shneta, drejtori i Klinikës Gjinekologjike dhe Obsterike, Jakup Ismajli ka thënë se 22 pacientet e hospitalizuara deri sot ishin pozitive me Covid-19.

“Për momentin janë 22 paciente të hospitalizuara por po presim që të lirojmë disa prej tyre pasi kanë kryer procesin e lindjes dhe kanë dal me test Rapid negativ”, ka thënë Ismajli.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë po bën thirrje të vazhdueshme për vaksinim, ende ka një pjesë të njerëzve që nuk kanë marrë as dozën e parë të vaksinës.

Sipas Ismajlit, 22 pacientet të cilat ishin të hospitalizuara ishin të pavaksinuara, prandaj ai këshillon që të gjithë të vaksinohen që të parandalojnë komplikimet nga virusi.

“Me vetë faktin që të gjitha pacientet e infektuara kanë qenë të pavaksinuara tregon që mundësia e infektimit është më e vogel të pacientet që janë të vaksinuara, po ashtu edhe komplikimet, problemet nga Covidi janë shumë më të lehta”, shtoi ai për Gazeten Shneta.

Tutje, Ismajli tregon që gjatë kësaj kohe edhe disa nga stafi kanë qenë të infektuar, gjithsesi klinika nuk ka pasur mungesë stafi pasi që të infektuarit nuk kanë qenë në përiudha të njejta kohore.

“Kanë qenë tre gjinekolog, një specializant dhe diku mbi 20 infermier”, u shpreh ai.

Sipas drejtorit, i tërë stafi është i vaksinuar edhe me dozën e dytë dhe masat janë duke u respektuar në bashkëpunim më qytetarët dhe institucionet për të luftuar virusin COVID.

Kujtojmë që në javën e fundit numri i të infektuarve është rritur me një hap të shpejtë, duke quar numrin e të infektuarve në 18 mijë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë rekomandon reduktimin e kontakteve mes njerëzve
Artikulli i rradhës Dy të vdekur dhe 2243 raste të reja me COVID në Kosovë

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.