2243 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë dhe dy kanë vdekur.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së gjithsej janë kryer 8416 testime, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq sipas të dhënvae thuhet se të shëruar janë 465 persona.
Gjithsesi, numri i rasteve aktive vazhdon të jetë i lartë, gjithsej 19.519.
Sipas njoftimit, vaksinimi po vazhdon me proces të rregulltë, të vaksinuar me dozën e dytë janë 801.524 persona, ndërsa me dozën e tretë 12.200.
IKSHPK vazhdon të kërkoj nga qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID si dhe të vaksinohen që të mbrohemi nga virusi./Gazeta Shneta/