Duke filluar nga kjo javë, Mbretëria e Bashkuar ka ndryshuar mënyrën se si gjurmon infeksionet SARS-CoV-2.
Më parë numëroheshin vetëm infeksionet e para. Tani, ndërsa riinfeksionet bëhen më të zakonshme, ato gjithashtu do të gjurmohen. Kjo do t’u japë zyrtarëve një kuptim më të mirë se si po sillet gjendja me pandeminë në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Sipas profesorit Paul Hunter, nga shkolla e mjekësisë Norwich, Universiteti i Anglisë Lindore: “Fakti që riinfeksionet janë bërë shumë më të zakonshme që nga shfaqja e variantit Omicron do të thoshte që mos raportimi i ri-infeksioneve të tilla nuk ishte më e qëndrueshme.”
Prof. Hunter ofron një pasqyrë se si kjo do të ndikojë në numrin e rasteve të raportuara: kishte 2,768,188 infeksione të para në janar dhe 305,858 riinfeksione të reja. /Gazeta Shneta/