Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Asnjë lidhje negative midis vaksinimit kundër COVID-19 dhe fertilitetit, zbulon studimi i ri

Femina 07/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë gra janë shqetësuar për efektet e mundshme negative të vaksinimit kundër COVID-19 në aftësinë e tyre për të mbetur shtatzënë.

Disa kërkime të mëparshme kanë arritur në përfundimin se vaksinat kundër COVID-19 nuk duket se reduktojnë fertilitetin, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Një studim i ri i shton këto dëshmi, duke zbuluar se vaksinat nuk ndikojnë në fertilitetin tek meshkujt apo femrat.

Megjithëse shkencëtarët kanë treguar se vaksinat kundër COVID-19 janë të sigurta dhe efektive, hezitimi ndaj vaksinave vazhdon. Një gamë e gjerë mitesh dhe keqkuptimesh luajnë një rol në këtë hezitim, një prej të cilave është frika se vaksinat reduktojnë fertilitetin.

Studiuesit nga shkolla e shëndetit publik të Universitetit të Bostonit, kohën e fundit u nisën për të hetuar këtë shqetësim. Ata arritën në përfundimin se vaksinimi – si te meshkujt ashtu edhe te femrat – nuk duket se ndikon në fertilitetin.

Studimi i cili shfaqet në ‘American Journal of Epidemiology’, shqyrton gjithashtu efektet e infeksionit SARS-CoV-2 në fertilitet.

Siguria është një faktor i rëndësishëm për të vendosur nëse do të merrni një vaksinë kundër COVID-19. Një nga arsyet më të zakonshme për të zgjedhur për të mbetur i pavaksinuar është shqetësimi në lidhje me efektet anësore të mundshme. Kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë që dëshirojnë të mbeten shtatzënë.

Siç shpjegojnë autorët e studimit të ri, të dhëna të kufizuara janë të disponueshme për lidhjen midis vaksinimit kundër COVID-19 dhe fertilitetit tek femrat. Akoma më pak prova ekzistojnë mbi efektet e mundshme të vaksinimit në fertilitetin mashkullor.

Për të ndihmuar në plotësimin e këtij boshllëku, shkencëtarët rekrutuan 2,126 femra nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, të moshës 21 dhe 45 vjeçe, të cilat po përpiqeshin të mbesin shtatzënë pa përdorimin e trajtimeve të fertilitetit.

“Gjetjet tona zbuluan se vaksinimi kundër COVID-19 nuk ishte i lidhur me fertilitetin dhe janë në përputhje me studimet e tjera nga çiftet që i nënshtrohen trajtimit të fertilitetit,” tha Amelia Wesselink, autorja kryesore e studimit.

“Dëshmitë për këtë çështje po rriten dhe gjithçka deri më tani tregon se vaksina e COVID-19 nuk po shkakton infertilitet.” /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAngli, gjendja pandemike po vëzhgohet duke analizuar rastet e ri-infektimit në popullatë
Artikulli i rradhës Dhe një pikë nazale e mjaftueshme për të kontraktuar COVID-19, sugjeron një test i ri studimor

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.