Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Barnatoret kosovare shesin barna që nuk kanë fletëudhëzim në gjuhen shqipe

Lajme 09/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në barnatoret e Kosovës shiten barna te cilat nuk kanë  një fletëudhëzim në gjuhët zyrtare të vendit.

E, një të tillë e hasim në treg mjaftë shumë. Medikamenti “Sintredius”, shitet në farmacitë e vendit ndërkaq udhëzimin e ka vetëm në gjuhën italiane.

Fletudhëzimi është ai që e shoqëron produktin medicinal dhe përmban informata për përdoruesin e tij – nga sasia që duhet të merret deri tek efektet anësore që mund t’i shkaktojë.

Një qytetare në Prishtinë, me inicialet Sh.L., thotë për Radion Evropa e Lirë se është përballur drejtpërdrejt me produktin “Sintredius”.

“Këtë bar, mjeku ia ka përshkruar fëmijës tim 1 vjeç e 4 muaj, me bronkit akut. Pasi e kam blerë në barnatore, kam dashur t’i lexoj efektet anësore. Kështu veproj çdoherë, por gjithçka ishte në gjuhën italiane dhe nuk e kuptoja”, rrëfen Sh.L. dhe thotë se zgjidhjen e ka bërë duke kërkuar në internet.

Nga përkthimi që i ka bërë REL fletudhëzimit del se “Sintredius” përdoret, mes tjerash, për trajtimin e llojeve të caktuara të alergjive, gjendjeve inflamatore dhe sëmundjeve autoimune. Aty, po ashtu, ka informacione për mënyrën e përdorimit te të rriturit dhe fëmijët, si dhe për efektet e mundshme anësore.

REL ka vizituar disa barnatore në Prishtinë, por përfaqësuesit e tyre nuk kanë pranuar të flasin hapur për shitjen e produkteve medicinale pa fletudhëzim në dy gjuhët zyrtare të Kosovës.

Disa farmacistë, megjithatë, nuk e shohin si problematike këtë çështje.

Duke folur në kushte anonimiteti, ata thonë se për secilin produkt që shitet, blerësi këshillohet se si ta përdorë atë, ndërsa informohet edhe për efektet e mundshme anësore.

Gjithsesi, shitja pa fletudhëzim në gjuhë zyrtare, është e kundërligjshme.

Kjo pasi me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale në Kosovë, shitja e produkteve medicinale pa fletudhëzim në gjuhët zyrtare është e ndaluar.

Kjo nënkupton që secili produkt medicinal duhet të ketë fletudhëzim në shqip dhe në serbisht.

Ushtruesi i detyrës së shefit të APPM-së, Arian Ahmeti, i cili është përgjegjëse për lëshimin e licencave për veprimtarinë e farmacive në Kosovë dhe të lejeve për import dhe eksport të produkteve dhe pajisjeve medicinale, konfirmon për REL se kompanitë farmaceutike janë të obliguara të plasojnë në treg produkte medicinale me fletudhëzime në gjuhët zyrtare.

Sipas tij, kompania që e prodhon produktin medicinal dhe që e dërgon në tregun e Kosovës, është e obliguar që atë ta shoqërojë me fletudhëzimin në gjuhët zyrtare të vendit ku e eksporton – në këtë rast Kosovës.

Në rastet kur kjo nuk përfillet, duhet të lajmërohet Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë, thotë ai.

Inspektorati Farmaceutik thotë se kryen inspektime në baza ditore në pikat doganore, të autorizuara për zhdoganim të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Drejtoresha e këtij inspektorati, Remzije Thaqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë vitit 2021 janë kryer 694 inspektime dhe se në dhjetë raste janë gjetur produkte medicinale pa fletudhëzim në gjuhët zyrtare.

“Për të gjitha këto raste janë marrë masa sipas dispozitave ligjore në fuqi, me ç‘rast importuesi është obliguar ta tërheqë produktin pa fletudhëzim [në gjuhë zyrtare] nga tregu dhe të mos e shpërndajë derisa të pajiset me fletudhëzim në gjuhët zyrtare”, thotë Thaqi.

Doganat nuk mbajnë përgjegjësi. I pyetur se si produktet pa fletudhëzim në gjuhët zyrtare të Kosovës kanë hyrë në tregun e Kosovës, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë se kjo çështje nuk është obligim ligjor i këtij institucioni.

“Kur vjen një kontingjent me barna… pra, te produktet medicinale janë inspektoratet e veçanta. Gjatë inspektimit të produkteve medicinale është Inspektorati Farmaceutik. Dogana, këto mallra i trajton vetëm në aspektin e sasisë, taksave e të tjera. Çështjet tjera, si p.sh.: a kanë fletudhëzim në gjuhë zyrtare, i trajton Inspektorati Farmaceutik”, thotë Stavileci.

Inspektorati Farmaceutik nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se si kanë hyrë në Kosovë barnat pa fletudhëzim në gjuhën shqipe dhe serbe.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, thotë se blerja e një produkti pa fletudhëzim të tillë, shkakton probleme dhe vështirësi për pacientët.

“Pavarësisht sqarimeve që i bën mjeku dhe farmacisti, pacienti shpeshherë ka nevojë të lexojë dhe të mësojë më shumë për atë produkt medicinal”, thotë ai.

Tutje për REL, Jakupi thotë se janë evidentuar raste edhe kur pacienti, në mungesë të informacionit, nuk e ka marrë terapinë në mënyrë të duhur dhe rrjedhimisht, thotë ai, ka dëmtuar shëndetin.

Artikulli paraprakMbi një mijë ndërhyrje kirurgjike në Spitalin e Vushtrisë gjatë vitit 2021
Artikulli i rradhës Pesë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.