Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stigmatizimi dhe mungesa e të dhënave për pacientët e prekur nga epilepsia, dy shqetësimet e profesionistëve shëndetësorë

Lajme 13/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Show me some love” është sllogani i Ditës Ndërkombëtare të Epilepisisë, e cila kësaj radhe do të shënohet me 14 shkurt.

Ditë kjo e cila do të përfshijë një varg aktivitetësh të përgatitura nga Shoqata Kundër Epilepsisë, në krye me dr.Valbona Govori.

Epilepsia është një sëmundje e cila prek një numër të madh njerëzish në tërë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, mbi 50 milionë njerëz në botë janë në regjistrat e të dhënave të të prekurve me epilepsi.

Gjithsesi një databazë e tillë për të treguar një numër të saktë të të prekurve me këtë sëmundje, në Kosovë nuk ekziston.

Në një intervistë për Gazetën Shneta, dr.Valbona Govori tregon se një nga rekomandimet që do t’i prezantojnë të hënën me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Epilepsisë është edhe krijimi i një databazë. Në mënyrë që në të ardhmen të ketë një numër të saktë se sa të prekur jane nga kjo sëmundje në Kosovë.

“Ne na mungon databaza, që është një boshllëk, një hendikep shumë i madh dhe po shpresojmë që në një të ardhme të afërt ta kemi një databazë, sepse do e kishim shumë më lehtë që edhe të punojmë me këta pacientë”, tha Govori.

Tutje ajo tregoj se numri i rasteve që kanë marrë trajtim apo janë hospitalizuar në Klinikën e Neurologjisë ka ndryshuar gjatë pandemisë. Sipas Govorit në fillimin e pandemisë numri i pacientëve me epilepsi që kërkonin trajtim në klinikë kishte rënë  për shkak se kishin frikë të vinin nga virusi.

“Pacientët që e kanë frekuentuar klinikën gjatë vitit 2020, gjithsej kemi pas në Klinikën e Neurologjisë 435 raste, kurse të shtrirë kanë qenë 83. Ndërsa në vitin 2021 automatikisht kur filluan të bien rastet me COVID atëherë kemi pas vizita jashtë spitalore, dhe kemi pas 869 pacientë, që do të thotë dyfishë është rritur numri, ndërsa të shtrirë në spital kanë qenë 80”, theksoi ajo për Gazetën Shneta.

Ndër të tjera Govori shpjegon që gjatë kësaj përiudhe pandemike, të prekurit nga epilepsia kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm më stafin mjekësor për konsulta të ndryshme.

Gjithsesi, sipas saj në rrethin kosovar ende ekziston një stigmatizim i madh ndaj personave me epilepsi. Jo vetëm në raport shoqëror por edhe profesional. Prandaj ndër të tjera gjatë ditës së hënë do të paraqiten edhe rekomandime që kanë të bejnë lidhur me mënyrën e trajtimit dhe jetesën e personave me epilepsi.

E, në lidhje me terapinë dhe gjendjen e klinikës në raport me këtë sëmundje, doktoresha thotë se nuk ka ndonjë mungesë aktuale të ndonjë medikamenti.

“Epilepsia është një sëmundje e cila ka një prognozë të gjatë, dhe trajtimi i tyre me terapi zgjat me vite. Ne në klinikë subvencionohemi nga ministria dhe subvencionimi është i kënaqshëm mirëpo gjthmonë me atë mundësinë që më u rritë lista esenciale e medikamenteve”, tha ajo.

Gjithsesi, ajo thotë se ka raste edhe kur pacientët që nuk trajtohen në klinkë i sigurojnë medikamentët nga shtepitë e shëndetit, por ka edhe rrëfime kur pacientët kanë blerë vet medikamentet e tyre, tregoi ajo.

Ndër të tjera, Govori thekson se epilepisa mbetet një sëmundje e stigmatizuar dhe kërkesat që të rregullohen me legjislacion, mbetën çështje kyqe në përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me epilepsi./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA mund të prekeni nga sindroma post – COVID, pas kalimit të një infeksioni me Omicron?
Artikulli i rradhës Afër dy mijë nxënës të infektuar me COVID-19

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.