Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e vitaminës D: Këto janë shenjat që mund të jenë tregues të hershëm të gjendjes

Jetë 13/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vitamina D është vendimtare për shëndetin tuaj, sepse ndihmon në rregullimin e sasisë së kalciumit dhe fosfatit në trup. Kjo është e nevojshme për mbajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm.

Nëse jeni duke kaluar shumë kohë brenda, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor (NHS) në Mbretërinë e Bashkuar ju sugjeron që të merrni 10 mikrogramë vitaminë D në ditë për të mbajtur kockat dhe muskujt tuaj të shëndetshëm, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Megjithatë, marrja e tepërt e vitaminës D mund të jetë e dëmshme dhe duhet shmangur.

Vitamina D dietike është e disponueshme në ushqime të tilla si peshku, vaji i mëlçisë së merlucit, mishi i kuq, drithërat e fortifikuara, dhe të verdhat e vezëve.

Mungesa e sasisë së kërkuar mund të dobësojë mbrojtjen imune, por nëse nivelet e ulëta lihen të patrajtuara, mund të lindin edhe shqetësimet e tjera.

Serena Coan, terapiste ushqyese, tha se: Disa tregues të një mangësie të hershme janë rënia e flokëve, lodhja dhe mos freskimi pas një nate të plotë gjumi, ftohjet e rregullta, shërimi i ngadalshëm i plagëve dhe përgjithësisht ndjenja e molisjes së përhershme.

“Shenjat afatgjata janë dhimbjet në muskuj, nyje dhe kocka, që mund të çojnë në çrregullime të kockave nga përthithja e pamjaftueshme e kalciumit.”

Ajo tha se simptomat e mungesës së vitaminës D mund të duhen nga muaj deri në vite për t’u zhvilluar, në varësi të moshës, aktivitetit dhe faktorëve të tjerë.

Për shembull, “një çrregullim kockor siç është rakitisi ka të ngjarë të shfaqet shpejt tek një fëmijë në rritje krahasuar me dhimbjen e kockave tek një i rritur”.

“Për fat të mirë është treguar se mund të duhen vetëm katër deri në gjashtë javë suplemente adekuate për të kthyer shumicën e simptomave dhe për të mbështetur shëndetin e përgjithshëm.” /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNorvegjia heq kufizimet përfundimtare të COVID-19 rreth distancimit shoqëror
Artikulli i rradhës Këto janë simptomat Omicron, të zbuluara në mesin e personave të vaksinuar plotësisht

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.