Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjenden sërish copëza metali në ampulat e antibiotikut Ceftriaxone në QKUK

Lajme 14/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Janë gjetur sërish copëza metali në ampulat e antibiotikut Ceftriaxone në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se stafi mjekësor sërish ka hasur në disa ampula të antibiotikut Ceftriaxone brenda të cilave janë gjetur copëza metali. Bëhet fjalë për rastin e ngjashëm që ndodhi para disa javësh ku brenda ampulës u gjet copë metali të prodhuesit të njëjtë ‘Syner Medico’ dhe kontratën e njëjtë të kompanisë ‘Liri-Med’,

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeinspektorja e Inspektoratit Farmaceutik Remzije Thaqi. Ajo ka thënë se për këtë rast janë informuar të shtunën dhe menjëherë kanë ndërmarr masat si inspektorat.

“Jemi informuar të shtunën për rastin dhe menjëherë kemi hapur procedurën. Janë disa ampula brenda të cilave shihen me sy copëza metali. Jemi ende në hetime të rastit. Kemi informuar AKPM-në e cila ka marr vendim për pezullimin e Autorizim Marketingut për këtë produkt, si dhe kemi informuar kompaninë e cila ka afat 72 orë për ta tërhequr të gjithë sasinë nga tregu”, ka deklaruar Thaqi.

Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që stafi mjekësor has në ampula të Ceftriaxonit brenda të cilave gjenden copa metali. Gazeta Shneta ka raportuar më 5 janar për një ampulë brenda së cilës u gjet copë e metalit.

Ky ilaq është prodhim i kompanisë ‘Syner Medico’ nga India, ndërsa QKUK e ka kontraktuar përmes kompanisë ‘Liri-Med’ me kontratë në vlerë 311,568 Euro me sasi të planifikuar 1298200 copë.

Kompania ishte zotuar se do ta tërheq serinë e këtij produkti në QKUK dhe në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa nuk kishte dhënë asnjë sqarim për rastin. /Gazeta Shneta/

Si u gjet ilaçi i kontaminuar me copë metali në QKUK, emisioni ‘Shneta’ sjellë detaje

Artikulli paraprakBari i cilësuar si mrekulli, u miratua për 1500 fëmijë me fibrozë cistike në Angli
Artikulli i rradhës 12 mijë e 651 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.