Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Helicobacteria dhe refluksi gastroezofageal, sëmundjet më të shpeshta të lukthit

Lajme 09/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ashtu si çdo organ tjetër në trupin e njeriut edhe lukthin kërkon përkujdesje dhe shërimin e tij në rast kur nuk është mirë.

Sëmundjet të cilat shkaktohen në lukth janë të ndryshme nga shqetësimet më të thjeshta deri të kanceri.

Në një intervistë për Gazetën Shneta, gasteroenterologu, dr.Skender Telaku ka treguar se si sëmundjët e ndryshme të lukthit kanë shkaktar dhe trajtime të ndryshme.

“Në praktikën time të përditshme më së shumti hasim të sëmurë me sëmundje të refluksit gastroezofageal dhe me dispepsi. Te grupi i të sëmureve me dispepsi infeksioni me Helicobacter pylori është në rend të parë”, u shpreh Telaku.

Prandaj, sipas Telakut në rastet e refluksit gastroezofageal apo dispepsisë, një udhëzuës për pacientët është kryerja e gastroskopisë.

Tutje ai theksoi se në mesin e sëmundjeve që shkaktojnë dëme në lukth dhe kërkojnë trajtim më të shpejtë, është ulçera e lukthit. E sipas Telakut ulçera në lukth është e rrëzikshme më shumë për të moshuarit që janë përdorues të terapive.

“Ulçera është e rrezikshme sidomos për të moshuarit dhe ata që përdorin shumë barera. Gati çdo ditë pranohen në klinikën tonë të sëmurë me gjakderdhjë nga lukthi si pasojë e përdorimit të terapisë antikoagulante pas stentimit të të sëmurevë. Gjakderdhja është komplikimi më serioz i ulçerës. Gjakderdhja në shfaqjen apo përsëritjen e infarktit të zemres , e cila mund të jetë shumë e rrëzikshme për të sëmurin”, u shpreh ai.

Ndër të tjera Telaku tregon se H. pylori dhe medikamentet e reumes të cilat janë anti inflamatore dhe jo steroid, jane një indikator kryesor i demtimeve të stomakut.

Madje për bakterien e lukthit Helicobacteria pylor, Telaku thotë se kjo lloj diagnoze është mjaft e përhapur.

“H.pylori është shumë i shpeshtë . Për Kosovë e Shqiperi janë disa punime që flasin për prani të lartë të H.pylori tek popullata jonë”, tha ai.

Sipas gastroenterlogut në periudhën e fundit njerëzit kanë qenë mjaft mirë të informuar ndaj kësaj bakterie, madje sipas tij ndodh shpesh që fokusi i pacientëve është aq i madh tek kjo bakterie sa që harrohën sëmundje me të mëdha.

“Ajo që dua të potencoj që shpesh po ndodh që duke “vrapuar” pas Helikobakterit  po harrohen disa gjendje shumë të rëndësishme siç është p.sh. kanceri i pankreasit apo i zorrës së trashë”, përfundoi Telaku për Gazetën Shneta./Gazeta Shneta

Artikulli paraprakBie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës MSh merrë vendim për pagesën e kujdestarive të specializantëve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.