Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që specializantët e rregullt dhe ata me vetfinancim të paguhen për kujdestarit e tyre shkruan Gazeta Shneta.
Në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë të cilin e ka siguruar Gazeta Shneta thuhet se pagesa e kujdestarive për specializantët e rregullt bëhet në mënyrë retroaktive duke filluar nga muaji janar 2022 “ për specializantët e rregullt nga kategoria paga dhe mëditje, ndërsa për specializantët me vetfinancim nga kategoria subvencione dhe transfere”
Pagat e kujdestarive do të bëhet pavarësisht ditëve të javës. Shuma për një kujdestari është 50,38 euro ndërsa për dy kujdestari 101, 66 euro.
Në anën tjetër, gazeta merr vesh se specializantët me vetfinancim ende nuk janë paguar për kujdestarit e muajit janar si dhe paga e muajit shkurt është e patransferuar.
Disa ditë më parë gazeta pati raportuar se specializantët me vetfinancim tash e dy muaj janë pa pagë.
Për më tepër se një vit, që nga fillimi i shkollimit për specializim e deri më tani specializantët me vetëfinancim dhe ata të rregullt janë ballafaqur me pakënaqësi të ndryshme të cilat herë pas here i kanë shprehur edhe përmes protestave të mbajtura para objektit të Ministris së Shëndetësisë e QKUK-së.
Specializantët me vetëfinancim kanë kërkuar që të vazhdojnë kontratat e tyre si specializantë të rregullt, mirëpo një kërkesë e tillë nuk është aprovuar asnjëherë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në buxhetin e këtij viti Qeveria nuk ka ndarë buxhet të veçantë për specializantët me vetëfinancim, kjo kategori e mantelbardhëve do të paguhet përmes subvencioneve dhe jo nga buxheti i rregullt i Qeverisë së Kosovës. Për subvencionimin e specializantëve me vetëfinancim Qeveria ka ndarë 2,8 milion euro.
Në anën tjetër vendi është në mungesë të mjekëve të specializuar, aktualisht në spitalet në vend janë 661 mjekë specialistë.
Shkollimi për specializim pati filluar në korrik të vitit 2020 pas katër viteve pauzë dhe në atë konkursë janë pranuar 1,600 mjekë në nivel vendi. / Gazeta Shneta.