Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori i Klinikës Infektive thotë se s’mund të parashikohet “zhdukja” e Covid-19

Lajme 07/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për dy vjet që nga shfaqja e rasteve të para me Covid-19, personeli në Klinikën Infektive janë ballafaquar me punë jashtëzakonisht të rëndë në aspektin fizik, por edhe me ngarkesë psikike, tha drejtori i kësaj Klinike Arben Vishaj.

Madje, ai u shpreh se doktorët e Klinikës Infektive janë prekur dy herë nga ky virus, por që tash gëzojnë shëndet të plotë.

“Këto dy vjet pandemi ne kemi pasur një punë jashtëzakonisht të rëndë edhe në aspektin e ngarkesës psikike por edhe në aspektin e mundësisë për të ardhur deri te mundësia e infeksionit”.

“Shumë nga kolegët tanë kanë pasur deri në dy herë që kanë kaluar në infeksion me Covid, por profesioni jonë mbetet i tillë andaj mbetet të shihet në muajt në vijim si do të shkojë situata, por për momentin stafi shëndetësor i Klinikës Infektive është i qëndrueshëm dhe gëzon një shëndet të plotë”.

Ndërsa sa i përket përhapjes së valëve të reja ose edhe “zhdukja” e Covid-19, doktor Vishaj theksoi se është vështirë të predikohet, por çdo valë e re nuk do të jetë e intensiteti të më mëparshëm.

“Është vështirë të thuhet sepse ne nuk mund ta predikojmë, por sido që të jetë Klinika Infektive do të jetë e gatshme të ofrojë shërbim. Ne nuk mund të japim prognozë se a do të përfundojë këtë vit”.

“…edhe këtë valën e fundit që e patëm nuk u manifestua me forma sikurse e kemi pasur variantin Delta dhe jam i bindur se nëse kemi ndonjë valë të re nuk do të jetë e atij intensiteti çfarë e kemi pasur valët e mëparshme”, tha Vishaj./EO/

Artikulli paraprakSpitali i Prizrenit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë me Covid-19
Artikulli i rradhës Punëtorët shëndetësorë të “Caritasit” në Shtime tash e dy muaj pa paga

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.