Qendra Klinike Stomatologjike e Kosovës nga sot është bërë me drejtor të ri.
Kastriot Meqa nga sot e ka marr pozitën e drejtorit të Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.
Meqa sot e ka pranuar pozitën nga ish-drejtori Shefqet Mrasori, i cili e ka udhëhequr këtë institucion deri më tani.
Kastriot Meqa është zgjedhur drejtor me konkurs nga SHSKUK. Në këtë konkurs kandidatë kanë qenë edhe Zana Sllamniku-Dalipi si dhe Blerim Mehmeti. Të dy kanë munguar në intervistën me gojë, ndërsa në testin me shkrim Sllamniku-Dalipi ka dal e dytë me 23 pikë derisa Mehmeti ka fituar 18 sosh. /Gazeta Shneta/




