Kanë përfunduar mandatin 11 drejtorë të njësive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ditën e sotme kanë përfunduar mandatin 11 drejtorë të njësive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar se nga 11 drejtorët, 10 prej tyre iu është vazhduar pozita si ushtrues detyre deri në përfundimin e procesit të konkursit për përzgjedhjen e drejtorëve me mandat të ri.
Ndërkaq në Institutet Paraklinike, Gazeta Shneta, ka mësuar se drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi e ka caktuar një u.d. tjetër në vend të Rina Limanit e cila e ka udhëhequr këtë institucion deri më tani.
Ajo është Merita Hashani, asistente e rregullt në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. /Gazeta Shneta/