Më 06.09.2021 UD e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta në spitalin “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Ferdane Myftari, ka marrë vendim që të shqiptoj masë disiplinore ndaj punëtorit të sigurimit Murat Dakaj.
Në vendimin e siguruar nga Gazeta Shneta, thuhet se Dakaj nuk ka respektuar orarin e punës, edhe pse ndaj tij paraprakisht ishin adresuar vërejtje me gojë.
“I përmenduri (Murat Dakaj) është njoftuar se i janë ndërprerë pushimet vjetore prap i njejti nuk është paraqitur në punë dhe prap është njoftuar se më datën 03.09.2021 obligohet të paraqitet në punë pas shfrytëzimit të pushimit vjetor dhe i njejti nuk është paraqitur në punë”, thuhet në vendimin e spitalit.
Përveç kësaj në muajin dhjetor punëtorit në fjalë menaxhmenti i spitalit kishte vendosur të ia pezullonte pagën e mujit nëntor 2021 për shkak të mungesës së tij të vazhdueshme në punë.
Më datën 07.02.2021, Shefi i Sigurimit në Spitalin e Mitrovicës, Naim Xhosha, përmes një letre adresuar tek Drejtoresha Ekzekutive e Spitalit, Luljeta Zhubi dhe UD e Administratës dhe Shërbimeve Publike, Ferdane Myftaraj, ishte anëkuar për punëtorin në fjalë, Murat Dakaj, se ky i fundit nuk është duke respektuar orarin e punës dhe i njejti vetëm e bënë regjistrin në librin e shënimeve dhe nuk e mbanë orarin e plotë.
“Nuk është i rregullt në punë vetëm vjen e shënohet në librin e shënimeve te punëtorët e e sigurimit, e ka humbur kartelën e evidentimit hyrje – dalje nga puna”, thuhet në ankesën e tij kundrejtë Dakajt.
Për të gjithë këtë parregullsi, Myftaraj, e quan të papërgjegjshëm shefin e sigurimit, pasi që i njejti nuk ka raportuar tek menaxhmenti për parregullsit në orarin e punës së Dakajt, “dorëzimi i raportit mujor të evidencës së vijueshmërisë të punëtorëve është dashur me kohë të përputhen, numri i orëve gjatë orarit të punës me gjendjen reale që egziston për Murat Dakaj”, thuhet në vendimin e Myftarajt.
Në lidhje me këtë raste Gazeta ka tentuar të flas me shefin e Sigurimit, Naim Xhosha, i njejti nuk i është përgjigjur pyetjeve të Gazetës.
Ndërsa, punëtori Murat Dakaj, në një përgjigje të shkurt thotë se është punë e cila është kryer brenda spitalit.
Në anën tjetër, Gazeta poashtu ka kërkuar një sqarim për një situatë të tillë edhe nga drejtoresha e Spitalit, Luljeta Zhubi, deri në publikimin e artikullit ajo nuk ka kthyer përgjigje.




