Lëvizja Vetëvendosje në kohën sa ka qenë pjesë e opozitës ka kritikuar vazhdimisht partit në pushtet për punësimet e familjarëve, partiakëve e përkrahësve të parties. Një gjë e tillë nuk është duke u përfilluar në kohën sa Lëvizja Vetëvendosje është duke qeverisur vendin shkruan Gazeta Shneta.
Kirurgu, Fazli Shala në vitin 2020 ishte në mesin e 12 mjekëve të Komunës së Pejës të cilët u anëtarësuan në Lëvizjen Vetëvendosje.
Dy vite më pasë, anëtarësimit në LVV si duket ia pa hajrin kirurgu, Shala.
Të premtën, 18.03.2022, Shala u zgjodh i pari në garën për drejtorë në spitalin regjional të Pejës.
Ai në testin me shkrim dhe intervistim mori 72 pikë, duke lënë mbrapa, Shkelzen Elezaj me 69,2 pikë dhe Besnik Ibraj 67,2 pikë.
Konkursi për drejtorë ka qenë edhe në tre komuna tjera, atë të Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
Në këto tre spitale pozitën udhëheqëse të spitalit e morën përsëri tre drejtorët paraprakë.
11 mjekët tjerë të cilët u bënë pjesë e LVV më 2020:
Rrezarta Berisha, transfuziologe;
Rifat Dreshaj, kirurg;
Besnik Ibraj, mjek emergjent;
Sylë Nikqi, gastroenterolog;
Valentina Ademaj, infermiere;
Valon Shala, neurolog;
Selman Kelmendi, anestezist;
Reshat Emra, kardiolog;
Fahri Hasani, pulmolog;
Driton Berisha, farmacist;
Besnik Gjikolli, farmacist./ Gazeta Shneta.





