Është e natyrshme të mendoni se jeta do të ishte më e lehtë nëse fëmijët tuaj do të ndiqnin vazhdimisht rregullat, do të dëgjonin me vëmendje dhe do të shkonin në shtrat pa protesta.
Por ekspertët thonë se pajtueshmëria nuk është çdo herë çelesi dhe se sekreti i bashkëpunimit të shëndetshëm qëndron në fitimin e një kuptimi më të thellë se si mendon fëmija juaj.
Por fotografia më e madhe që duhet mbajtur parasysh është qëllimi ynë për të rritur fëmijë të pavarur dhe me zemër të madhe.
“Sjellja e mirë” barazohet me pajtueshmërinë dhe nënshtrimin, por kjo nuk është ajo që dëshironi për fëmijët tuaj kur të rriten, thotë psikologia Becky Kennedy, Ph.D.
Shpresoni që 30-vjeçari juaj të mos ju thotë: “Mami, shefi im më kërkoi të bëja diçka të papërshtatshme, dhe unë thashë po”.
Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të jenë në gjendje të thonë “Jo” ose “Kjo nuk funksionon për mua”, kjo nuk është një aftësi që njerëzit e zhvillojnë natyrshëm në moshën 21 ose 40 vjeç, thotë Dr. Kennedy, por sipas tij duhet që të punohet në krijimin e një personaliteti të vendosur që nga fëmijërija.
Andaj psikologët nga Amerika krijuan një listë të thjeshtë si udhëzues në ndihmë të prindërve, se si të jenë më bashkëpunues me fëmijët që të arrijnë në një sjellje të shëndosh të tyre.
- Ndihmoni fëmijën tuaj të dëgjojë dhe të jetë i vëmendshëm;
- Bisedoni me kafshët e tyre lodra;
- Me një fëmijë të vogël, angazhoni më shumë se një shqisë;
- Përqendrohuni në pikën thelbësore të bisedës me të;
- Jepu fëmijëve një hapësirë të bisedojnë me ju lirshëm;
- Lërini fëmijët më të mëdhenj të vendosin se kur janë gati për të dëgjuar;
- Konfirmoni që ju kanë dëgjuar kur flisni;
- Jini shumë të qartë gjatë të folurit nëse fëmija juaj ka problem të kushtojë vëmendje;
- Jini emocional;
- Nëse fëmija juaj vërtet ka probleme me akordimin, mund të jetë ADHD;
- Ndihmojeni fëmijën tuaj të bëjë paqe me rregulla;
- Problemet-zgjidhini së bashku;
- Jepni më shumë zgjedhje për gjëra;
- Qëndroni në planin më të thjeshtë;
- Përkushtohuni për vendimin tua./Parents/


