Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aksidenti në Klinë, e lënduara shtatzënë po trajtohet në QKUK

Lajme 21/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

18 persona u lënduan mbrëmë në një aksident të rëndë që ndodhi në fshatin Grabanicë të Klinës, ku u përfshinë katër vetura.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur tri vetura të cilat ishin duke lëvizur në kahjen e kundërt.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar 18-persona (meshkuj dhe femra kosovarë), tre prej tyre fëmijë të moshave të ndryshme. Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për trajtim mjekësorë, ndërsa të lënduarit tjerë (11) pas tretmanit mjekësor janë liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq sipas Spitalit Rajonal të Pejës, mbrëmë në një komunikate për media ishte bërë e ditur se nga të lënduarit tre prej tyre ishin dërguar për në QKUK.

Telegrafi ka kontaktuar me Drejtorin e Emergjencës në QKUK, Naser Syla i cili ka thënë se pacientët në fjalë janë dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe atë të Ortopedisë.

Drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili ka thënë se pacientja e cila ka pësuar lëndime nga aksidenti në fjalë është dërguar në Patologji shkaku i lëndimeve që ka në trup. Ai ka thënë se në aspektin gjinekologjik pacientja dhe foshnja kanë qenë mirë.

“Pacientja e cila është në javën e nëntë të shtatzënisë në aspektin gjinekologjik ka qenë mirë edhe ajo edhe foshnja. E njëjta është dërguar në patologji shkaku i lëndimeve që ka në fytyrë, ku ka dëmtim të nofullës, thyerje të dhëmbëve etj”, ka thënë Ismaili.

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakPara dy viteve u bë pjesë e LVV, Fazli Shala zgjedhet drejtor i spitalit të Pejës
Artikulli i rradhës SHSKUK marrëveshje me Komunën e Prishtinës për dializë dhe asgjësimin e mbetjeve mjekësore

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.