Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

44 produkte mjekësore të cilat MSh nuk arriti t’i siguroj për QKMF-në në Mitrovicë të Jugut

Lajme 22/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mungesa e barnave nga lista esenciale dhe materialeve shpenzuese nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, dhe jo vetëm, është problem në vete sa i përketë shëndetësisë në vend, shkruan Gazeta Shneta.

Një problem i tillë është edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Kjo qendër është furnizuar me 44 produkte mjekësore përmes buxhetit komunal të Mitrovicës së Jugut pasi që Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur t’i furnizoj me këto produkte, të cilat janë në listën esenciale të Barnave dhe Produkteve Mjekësore.

Sipas listës së produkteve, të cilën ka arritur të siguroj Gazeta Shneta, ujë për injeksion ampullë, Vitamin B 12 ampullë, Ibrufen, Gaza Sterile, janë vetëm disa nga materialet e blera.

Drejtori i QKMF-së në Mitrovicë të Jugut, Fevzi Sylejmani, në një përgjigje për Gazetën thotë se kosto e këtyre produkteve është rreth 20 mijë euro, shumë kjo e ndarë nga buxheti komunal.
Ai shton se do të vazhdojnë të blejnë me buxhet komunal derisa ministria nuk do t’i furnizoj me produktet e nevojshme për pacientët.

“Po i kemi ble me buxhet të komunës për shkak se Ministria nuk ka arritë me na furnizu kemi pas kërkesë prej pacientëve për këto lloje të medikamenteve. Kemi me vazhdu me i ble derisa mininstria nuk ka me na furnizu”, u shpreh Sylejmani për Gazetën Shneta.

Komuna e Mitrovicës në buxhetin e këtij viti ka ndarë rreth 300 mijë euro për blerjen e barnave dhe materialeve tjera shpenzuese për qendrat mjekësore.

Në këtë qendër brenda një ditë shërbim mjekësore marrin rreth 300 pacientë ambulantor.

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka 24 mjek në përgjithësi, 18 prej tyre mjekë familjarë ndërsa ka rreth 96 infermierë.

Sa i përketë mungesë së barnave dhe materialeve shpenzuese, Gazeta ditë më parë pati raportuar se në mungesë të 16 barnave nga lista esenciale është edhe Komuna e Ferizajt, një gjendje jo më të mirë me furnizime nuk është as komuna e Gjilanit.
Në këtë komuna QKMF-ja ka mungesë të fllaserit e shkopinjëve të drurit – përmes së cilët bëhet kontrollimi i fytit të pacientit.

Për mungesën e barnave esenciale dhe materialeve shpenzuese nga Ministria e Shëndetësisë ditë më parë thanë se “furnizimet nga Lista Esenciale e Barnave janë në nivel rreth 75% për barna dhe mbi 85% për materiale shpenzues”, duke theksuar se përderisa furnizimi nuk është 100% i mbuluar ka mungesa kohë pas kohe./ Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKy është pronari turk i Klinikës Vatan Med ku dyshohet për shmangie tatimi
Artikulli i rradhës IKSHPK thirrje për respektim të masave: Variantet e Omicron po vazhdojnë të përhapen

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.