Shërbimi Spitalor Klinikë dhe Universitar ka njoftuar rreth shërbimeve të cilat i ofron spitali i ri pediatrik që u hap para pak ditësh.
Në një njoftim ShSKUK ka thënë se ky spital ofron një mori shërbimësh, shërbime këto të cilat pritën të jenë në të mirë të pacientëve.
Që nga hapja e këtij spitali, brenda tri ditëve janë kryer me sukses 11 operacione dhe 591 vizita mjekësore në ambulantat specialistike dhe emergjente kirurgjike si dhe ambulantat emergjente dhe specialistike pediatrike.
“Brenda 3 ditëve të para të funksionimit janë ofruar këto shërbime:
– Janë realizaur 11 operacione
– Në ambulancat specialistike & emergjente kirurgjike janë realizuar 105 vizita mjekësore
– Në ambulancat e Emergjencës Pediatrike – 270 vizita mjekësore
– Në ambulancat specialistike pediatrike – 216 vizita mjekësore”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre shërbimet që janë funksionalizuar tash e tri ditë janë: Ambulancat specializitike kirurgjike; Ambulancat emergjente kirurgjike; Sallat operative etj.
Tutje ShSKUK ka lajmëruar se në një afat të shkurtër pritet që të funksionalizohen edhe shërbime të tjera.
“Funksionalizimi i shërbimit të radiologjisë është në proces, ndërsa shërbimi i traumës dhe ortopedisë pediatrike do të funksionalizohet ndërkohë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë nga ShSKUK
Ofrimi i shërbimeve shëndetësore të integruara dhe gjithpërfshirëse për fëmijët në objektin e ri të Spitalit Kirurgjik Pediatrik “Sheikha Fatima” në QKUK ka filluar para 3 ditësh, duke përfshirë funskionalizimin e shërbimeve si më poshtë:
- Ambulancat specialistike kirurgjike
- Ambulancat emergjente kirurgjike
- Sallat operative
- Ambulancat e observimit dhe qëndrimit ditor
- Ambulancat specialistike pediatrike
- Emergjenca pediatrike
- Shërbimi i sterilizimit
- Reparti Kirurgjik Pediatrik
- Reparti i Hemato-Onkologjisë Pediatrike
- Reparti i Mjekimit Intensiv Pediatrik
- Kujdesi Intensiv i Klinikës së Neonatologjisë – është transferuar një ditë më pas.
Brenda 3 ditëve të para të funksionimit janë ofruar këto shërbime:
– Janë realizaur 11 operacione
– Në ambulancat specialistike & emergjente kirurgjike janë realizuar 105 vizita mjekësore
– Në ambulancat e Emergjencës Pediatrike – 270 vizita mjekësore
– Në ambulancat specialistike pediatrike – 216 vizita mjekësore
Aktualisht janë të spitalizuar gjithsejt 42 fëmijë në repartet përkatëse:
- Hemato-Onkologji Pediatrike – 9 fëmijë
- Mjekimi Intensiv Pediatrik – 7 fëmijë
- Reparti Kirurgjik Pediatrik, – 8 fëmijë
- Kujdesi Intensiv i Klinikës së Neonatologjisë – 18 foshnje
Funksionalizimi i shërbimit të radiologjisë është në proces, ndërsa shërbimi i traumës dhe ortopedisë pediatrike do të funksionalizohet ndërkohë.
ShSKUK shfrytëzon rastin të shprehë falenderimet më të thella për donatorin – Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e këtij spitali modern me kushte dhe pajisje mjekësore e teknologjike më të avansuara./Gazeta Shneta




