Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prishtina shënon Ditën Botërore të Shëndetit me shërbime mjekësore në disa pika

Lajme 07/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me moton “Planeti ynë, shëndeti ynë”,po shenohet 7 prilli, Dita Botërore të Shëndetit, e me këtë rast Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës do të organizojë disa aktivitete për të shënuar këtë ditë.

Këto aktivitete do të organizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, përkatësisht me Departamentin Mjekësor të FSK-së dhe studentët e Kolegjit “Universum”.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë ku edhe është shpalosur plani ditor.

Ekipet mjekësore do të jenë në pesë “pika”:

  • QMF 3 në hyrjen e parkut të Gërmisë (nga ora 07:00 deri në 10:00)
  • Një ekip mobil në rajonin e Keçekollës (10:00 – 13:00 h)
  • QKMF – FSK në sheshin “Zahir Pajaziti” (11:00 – 16:00)
  • QMF 11 te Parku i Qytetit (11:00 – 15:00)
  • QMF 7 – FSK në hyrje të Stacionit të Autobusëve (11:00 – 14:00)
  • Qendra për të Moshuar në lagjen “Tophane” (11:00 – 14:00)

Aktivitetet shëndetësore do të përmbajnë: matjen e shtypjes së gjakut, matjen e glikemisë, matjen e peshës trupore, llogaritjen e IMT me anë të tabelave përkatëse, këshillat për jetesë të shëndetshme, efektet negative të konsumimit të duhanit, alkoolit dhe substancave narkotike duke shpërndarë edhe material edukativ në formë të broshurave.

Në ora 12:00, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të vizitojnë punën e ekipeve mjekësore të vendosur në tendën në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijësimi i popullatës lidhur me ruajtjen e shëndetit përmes edukimit dhe promovimit shëndetësorë ofruar nga stafi jonë.

Tashmë nga ora 07:00 ekipa e QMF-3 mjekë dhe infermierë janë duke e zhvilluar këtë aktivitet ne parkun e Gërmisë ku po bëjnë matjen e TA, matjen e glikemisë, këshilla për stil te shëndetshëm te jetesës, efektet negative te shprehive të këqija duke shpërndarë edhe material edukative në formë të broshurave./Gazeta Shneta

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprak538 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës Blerim Syla vs Tevide Imeri, FSSHK sot zgjedh kryetarin e ri në kongres

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.