Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ikja e mjekëve nga Kosova, QKUK-në kësaj radhe po e lënë anesteziologët

Lajme 07/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ikja e mjekëve nga Kosova është kthyer në temë diskutimi.

Është raportuar që vetëm për një muaj janë larguar mbi 20 mjekë.

Ndërsa, shkak i ikjes së tyre vazhdojnë të jenë kushtet dhe mos përkrahja nga shteti.

Por, ka edhe prej tyre që janë duke pritur që ta lëshojnë vendin.

E kësaj radhe bëhet fjalë për anesteziolog. Këtë e ka bërë të ditur , drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahija.

Sipas tij, në Klinikën e Anesteziologjisë janë 54 anesteziologë në marrëdhënie pune.

Spahija ka treguar se sa prej tyre janë në pritje për ta lëshuar vendin e punës.

“Në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenisv në QKUK për momentin janë në marrëdhënie pune 54 anesteziolog, ku nga ta 2 do të pensionohen këtë vit dhe 2 prej tyre presin vendimin e tyre për lëshim të punës”, ka thënë ai.

Ai ka treguar edhe sa prej anesteziologëve e kanë lëshuar punën dhe janë pensionuar në vitin 2020 dhe vitin 2021.

“Në vitin 2021, 3 anesteziolog e kanë lëshuar punën, kurse 3 janë pensionuar. Ndërsa, në vitin 2020 4 anesteziolog e kanë lëshur punën kurse një ka vdekur”, është shprehur ndër të tjera Spahija.

Vetëm gjatë katër vjetëve të fundit mbi 400 mjekë të Kosovës kanë lënë vendin për të punuar në shtetet e Evropës.

Ikja nga vendi u tha se po bëhet për shkak të pagave të vogla dhe kushteve jo të mira të punës.

Ndryshe, më 12 janar Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, duke filluar nga janari deri në gusht të këtij viti.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, para kabinetit qeveritar kishte thënë se duke pasur parasysh migrimin e mjekëve dhe pandeminë COVID-19 kjo është çështje me prioritet.

“Me qëllim të stimulimit të stafit shëndetësor, sidomos duke pasur parasysh trendin e migrimit të mjekëve tanë dhe pandeminë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë e konsideron pagesën e specializantëve me vetfinancim si çështje me prioritet për vendin”, tha ai./FrontOnline

Artikulli paraprak“Ditët e Rekonstruksionit të Gjirit”, gjashtë gra do të operohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike
Artikulli i rradhës “Planeti ynë, shëndeti ynë”, shënohet dita botërore e shëndetit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.