Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qendra e Shëndetit Mendor trajton 1800 persona por ende pa objekt adekuat

Lajme 14/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i stafit shëndetësor te objekti i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë është shumë i vogël. Përgjigjet e institucioneve shtetërore për zgjidhjen një hapësire më të madhe sipas Sami Rexhepit, ishin gjithmonë pozitive, por asnjëherë diçka konkrete.

Ai thotë se Qendra e Shëndetit Mendor duhet të jetë në mes të komunitetit e jo në periferi, në mënyrë që klientët të moslihen anash.

Sami Rexhepi, drejtor dhe neuropsikiatër në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë për Ekonomia Online tha se Në kuadër të Qendrës e Shëndetit Mendor në Prishtinë marrin ndihmë të rregullt 1 800 persona.

“Në kuadër të Qendrës për Shëndet Mendor në Prishtinë funksionon shtëpia integruese në Fushë Kosovë dhe në Drenas ku janë të shtrirë nga 10 pacientë, 20 gjithsej të shtrirë të cilët marrin kujdes shëndetësor 24 orë. Ndërsa në Podujevë e kemi një qendër për shëndet mendor e cila ofron shërbime vetëm për qëndrim ditor për klientët tanë. Regjioni i Prishtinë e mbulon pak a shumë 1/3 e Kosovës si për nga sipërfaqja ashtu edhe për nga numri i banorëve. Në këtë qendër trajtohen marrin ndihmë të rregullt 1800 klientë të cilët janë të regjistruar, po flasim për sëmundje kronike psikiatrike të cilët vijnë për rehabilitim dhe risocializim”.

Rexhepi thotë se objekti në të cilën gjenden është shumë i vogël, e se nuk i ploëson nevojat e as kërkesat e tyre.

“Objekti për nga sipërfaqja e shfrytëzueshme është shumë i vogël dhe kjo na detyron se nëse grupi është më tepër se 10, 12 vetë puna nuk është efektive dhe nuk e arrijmë qëllimin i cili është para neve. Nuk mjafton për ti plotësuar nevojat dhe kërkesat për qytetin e Prishtinës e shumë më pak për regjionin e Prishtinës”.

Rexhepi propozon që një lokacion i mirë i mundshëm kishte me qenë në Velani përballë shtëpisë së shëndetit.

“Kam tentu me Komunën e Prishtinës të gjendet një lokacion i përshtatshëm për ndërtimin edhe të një qendre, nuk e kam pas atë mirëkuptim në kuptimin e plotë të fjalës edhe pse gjithmonë premtimet kanë ekzistu se po, jo ka vend të përshtatshëm”.

“Prej kur jam unë këtu, 6 ministra janë ndërru, asnjë nuk ka thënë jo. Të gjithë e kuptojnë rëndësinë e shëndetit mendor, mirëpo është problemi i lokacionit se edhe kudo lokacion kudo tjetër në periferi e këta me u ndje si të lënë anash nuk do ta ketë efektin e vetë.. Për lokacion atje në fillim të Velanisë është si kodër, ballë për ballë me shtëpinë e shëndetit është një hapësirë e pashfrytëzueshme, edhe ka popullatë për rreth, kish me qenë një zgjidhje ideale”./eo

Artikulli paraprakTokofobia: Si është të kesh një fobi nga shtatzënia dhe procesi i lindjes?
Artikulli i rradhës Mbi 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.