Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tokofobia: Si është të kesh një fobi nga shtatzënia dhe procesi i lindjes?

Këshilla për shtatzëna 14/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është shumë e zakonshme që gratë të ndjehen të shqetësuara për shtatzëninë dhe lindjen.

Shqetësimet për dhimbjet e kontraktimeve, ndërhyrjet dhe pasiguria e procesit nuk janë të pazakonta.

Por për disa gra, frika nga lindja mund të jetë aq dërrmuese sa të errësojë shtatzëninë e tyre dhe të ndikojë në funksionimin e përditshëm, shkruan burimi The Conversation përcjell Gazeta Shneta.

Kjo frikë e rëndë nga lindja quhet tokofobi – që fjalë për fjalë do të thotë një fobi ndaj lindjes së fëmijëve. Dhe për disa gra, kjo përfshin gjithashtu një mospëlqim ose neveri ndaj shtatzënisë. Tokofobia mund të ndahet në dy lloje – parësore dhe dytësore.

Tokofobia parësore, shfaqet tek gratë që nuk kanë lindur më parë. Për këto gra, frika nga lindja priret të vijë nga përvojat traumatike në të kaluarën e tyre – duke përfshirë abuzimin seksual.

Mund të lidhet gjithashtu me dëshmimin e një lindjeje të vështirë, dëgjimin e tregimeve ose shikimin e programeve që e portretizojnë lindjen si të turpshme ose të rrezikshme.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Ndërsa gratë që vuajnë nga tokofobia dytësore, priren të kenë pasur një përvojë të mëparshme traumatike të lindjes, e cila i ka lënë me frikën për të lindur përsëri.

Është e vështirë të thuhet se sa e zakonshme është tokofobia. Hulumtimet sugjerojnë se midis 2.5% dhe 14% e grave janë të prekura nga tokofobia. Por disa studiues besojnë se kjo shifër mund të jetë deri në 22%.

Trajtimi i tokofobisë

Lajmi i mirë është se ka ndihmë për gratë me këtë gjendje. Disa gra e shohin të dobishme të flasin për një përvojë të mëparshme të një lindjeje traumatike, të tjerat mund të sigurohen nga informacioni rreth lindjes.

Mes tjerash, shumë gra gjithashtu e kanë të dobishme të vizitojnë maternitetin dhe të flasin me mamitë dhe mjekët obstetër gjatë shtatzënisë dhe thjesht duke ditur se nuk janë vetëm, mund të jetë shumë ngushëlluese dhe e dobishme.

Tokofobia mund të ketë efekte dobësuese te gratë dhe familjet e tyre. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë drejt parandalimit të tokofobisë nëse është e mundur – si dhe të ofrojmë trajtim efektiv për gratë që vuajnë nga kjo gjendje e vështirë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak5 punët shtëpiake që gratë shtatzëna duhet shmangur përgjatë tërë procesit nëntë mujor
Artikulli i rradhës Qendra e Shëndetit Mendor trajton 1800 persona por ende pa objekt adekuat

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.