Ish-drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Basri Sejdiu është rishfaqur në skenë.
Sejdiu është shfaqur në një fotografi së bashku me disa kolegë të tij, e cila është publikuar nga kardiologia Aurora Bakalli.
“Dream team cardiology”, ka shkruar Bakalli në përshkrimin e fotografisë.
Kujtojmë se Sejdiu ka qenë drejtor i SHSKUK-së nga viti 2018 deri në mesin e vitit 2020, pasi u shkarkua nga Bordi Drejtues.
Ai kishte fituar një vendim të Inspektoratit të Punës për rikthim në pozitë, por rasti i tij ka përfunduar në gjykatë dhe ende nuk ka një epilog. /Gazeta Shneta/





