Shpatulla Druri – për ekzaminimin e sëmundjeve në fytë, gjilpëra 19G, O.R.S – tabletë e nevojshme për rikthim të lëngjeve të humbura, Omeprazoll cps 20mg, Beklometazon sprej, antiD imunoglonulin amp, infuzion Dexametazon sol, Metilorgometrin amp, levoodopcarbidopa tablet, Morfinë amp, Buskopan amp, infuzion të llojit NACL sol 500 ml 0,9 përqind, janë disa nga produktet medicinale të cilat mungojnë në Kujdesin Parësor Shëndetësor në Komunën e Lipjanit.
Lajmin për mungesë të barnave e ka bërë të ditur drejtori i kësaj qendre, Agim Krasniqi.
“Në mujain mars nuk jemi furnizuar me këto barna tash në javën e katërt furnizohemi për muajin prill. Ne e kemi bërë kërkesën, normalisht e bëjmë kërkesën për furnizim 100 përqind ata (Ministria e Shëndetësisë) na furnizojnë me sasinë që e kanë”, ka bërë të ditur Krasniqi për Gazetën Shneta.
Furnizimi për të gjitha qendrat shëndetësore komunal bëhet direkt nga Ministria e Shëndetësisë në baza mujore.
Ndonëse shumica e QKMF-ve kanë mungesa të produkteve medicinale bazike nga Ministria e Shëndetësisë thonë se furnizimi është rritur deri në 70 përqind me barna nga Lista Esenciale e Barnave ndërsa deri në 85 përqind për materiale shpenzuese.
Vlenë të theksojnë se Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, dy ditë më parë ka qenë në vizitë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Kraishtë të komunës së Lipjanit.
Sa i përketë stafit shëndetësore, drejtori i QKMF-së poashtu sqaron se aktualisht në këtë komunë janë 42 mjek specialist dhe të përgjithshëm.
“Familjarë edhe të përgjithshëm i kemi 42 mjekë, një radiolog, stomatolog, dy gjinekologë. Në përgjithsi janë 56 mjekë”, tregon ai. Krasniqi poashtu thekson se aktualisht është i hapur konkursi edhe për tre mjekë të tjerë./Gazeta Shneta/
QKMF në Ferizaj në mungesë të Jodit dhe 16 llojeve të barnave nga lista esenciale




