Spitali i Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka përkujtuar sot anesteziologun, Hajllurah Saraçin, në një vjetorin e vdekjes së tij.
Kolegët e kanë përkujtuar ish- drejtorin e spitalit për kontributin dhe punën e tij në Spitalin Rajonal të Vushtrrisë.
“Në veçanti për funksionalizimin e Bllokut Operativ, Kujdesit Intensiv dhe Kirugjisë”, kanë shkruar kolegët e tij në uebfaqen e spitalit.
Saraçi ka qenë specialist i Amestezionit dhe Reanimacionit, si nga viti 2015 deri në vitin 2021 ka qenë drejtor ekzekutiv në spitalin e Vushtrrisë.
Ai ka vdekur pas një sëmundje të rëndë./Gazeta Shneta/




