Tetë qytetarë kanë rezultuar të infektuar me coronavirus nga 900 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përderisa nuk raportohet për të vdekur.
Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se brenda 24 orëve janë shpallur të shëruar 22 qytetarë, përderisa në total numri i të shëruarve ka arritur mbi 224 mijë.
Aktualish në nivel vendi janë 448 raste aktive me COVID-19.
Gjithashtu, të dhënat e fundit tregojnë se në 24 orët e fundit janë dhënë 17 doza të vaksinave anti-COVID.
Nga fillimi i vaksinimit e deri më tani janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave kundër coronavirusit në nivel vendi. Mbi 100 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën përforcuese dhe dozën e tretë kundër anit-COVID.
Në mbarë botën këtë javë shënohet Java e Imunizimit 2022. Përmes një video – mesazhi, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka kërkuar nga qytetarët në të gjithë vendi që të vaksinohen kundër coronavirus, si njëra ndër mënyrat e vetme për të parandaluar vdekshmërin nga SARS-CoV-2.
Vaksinimi në Kosovë kundër coronavirusit ka filluar më 29 mars 2021. /Gazeta Shneta/
Në javën e imunizimit, ministri Latifi kërkon nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19 – VIDEO